Zbulohet kalaja në jug të Elbasanit

Kultura

Zbulohet kalaja në jug të Elbasanit

Më: 25 qershor 2013 Në ora: 20:12

Një mur i madh në formë harku, është zbuluar në jug të qytetit të Elbasanit gjatë gërmimeve për rionstruksionin e një rruge. Arkeologët kanë deklaruar paraprakisht se objekti i zbuluar mund të jetë kulla e një kështjelle ose kalaje, pasi i plotëson parametrat e saj. Drejtori i muzeut Etnografik Kreshnik Belegu, u shpreh se mund të jetë një kala e vjetër që i përket periudhës paraosmane.

”Aty është një tor. Për momentin ka shumë hipoteza për të, por megjithatë është një vendbanim i cili besoj që duhet t'i takojë periudhës paraosmane. Nga dokumentat që shkruhen thuhet se në Elbasan para pushtimit osman ka qenë një kala. Besoj se frëngjitë e kësaj kulle janë shumë sipër dhe besoj se kjo tor duhet të jetë ndoshta 3-4 metra më thellë”, citon AS Belegun.

Gjatë gërmimeve për rikonstruksionin e rrugës ”Thoma Kalefi” punëtorët janë ndeshur në murin e kështjellës.

Rrënoja ka dalë në sipërfaqe pranë sheshit të Namazgjasë ku fillimisht është menduar se ishte rrënoja e murit të xhamisë së vjetër të Namazgjasë.

Por arkeologët që panë murin janë shprehur se ai nuk i përket xhamisë, por se mendohet të jet muri i një kalaje të vjetër.

Ministria e Kulturës pritet të marrë një vendim i cili mundëson nisjen e gërmimeve arkeologjike për të gjithë sipërfaqen ku mendohet të gjendet muri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat