U ekspozuan punime artistike me motive nga Isa Boletini

Kultura

U ekspozuan punime artistike me motive nga Isa Boletini

Më: 10 qershor 2015 Në ora: 22:20

Në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, në Mitrovicë, është hapur Kolonia Ndërkombëtare e Piktorëve, ku janë ekspozuar punime artistike me motive nga Isa Boletini.
Me punimet e tyre janë prezantuar 30 piktorë, nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Diaspora. Në hapjen e kësaj ekspozite ishte i pranishëm nënkryetari i Komunës, Safet Kamberi, zyrtarë të tjerë të komunës dhe artdashës nga Mitrovica dhe më gjerë.
Në emër të kryetarit të Komunës, Agim Bahtiri dhe Komunës së Mitrovicës, foli nënkryetari, Safet Kamberi. Ai tha se kjo koloni e cila tashmë është bërë tradicionale, këtë vit po koincidon me aktivitetet kulturore të organizuara për shënimin e rivarrimit të heroit Isa Boletini, prandaj e bënë edhe më madhështor këtë rast.
“Për artistët s’ka nevojë të flitet shumë, punimet e tyre tregojnë për ta. Unë vetëm mund të ju them se, ne si komunë edhe në të ardhmen do të angazhohemi dhe do të kontribuojmë në fushën e artit. Çdoherë do të mundohemi të gjejmë mënyra për të mbështetur aktivitetet kulturore. Juve artistëve, ju uroj që punimet e juaja të kenë mundësin që të prezantohen edhe në ekspozita ndërkombëtare”, tha Kamberi.
Piktori Esat Valla, vlerësoj se kjo ditë është e veçante, ku janë ekspozuar punimet me motive të këtij burri të madh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat