Studentë nga Europa realizojnë një dokumentar për Shqipërinë

Kultura

Studentë nga Europa realizojnë një dokumentar për Shqipërinë

Më: 9 korrik 2015 Në ora: 17:15

Shqipëria do të jetë në fokus të një dokumentari që do të realizohet nga një grup studentësh të huaj dhe shqiptarë nën regjinë e Boris Shehu, një student shqiptar. Në një video të shpërndarë në YouTube, të rinjtë kanë bërë një prezantim të shkurtër për veten dhe kanë kërkuar ndihma monetare për ta realizuar dokumentarin.

Ky i fundit do të trajtojë problematika aktuale në Shqipëri, të para nga sytë e një cifti shqiptar. Ata do të udhëtojnë 21 ditë për të eksploruar kulturën shqiptare dhe historinë. Do të vizitojnë qytete shqiptare me rëndësi politike kulturore, historike për të treguar kështu sesa shumë ka evoluar një vend kaq i vogël deri më tani.

Do të vizitohet gjithçka, nga malet e larta tek bunkerët, nga vendet e qeta në vendet e zhurmshme. “Nga na erdhi frymëzimi? Nga libri PSE i shkrimtarit shqiptar Sterjo Spase”, shprehet regjisori, i cili është një student shqiptar.

Regjisori Borin Shehu, ka shkruar një histori të shkurtër surrealiste rreth një çifti të ri që ka ngecur në një qytet kaotik, të paparashikueshëm që ndryshon nga dita në ditë, një vend ku e shkuara takohet me të ardhmen.

Ideja kryesore që paraqet regjisori është ajo e arratisjes, duke e lidhur këtë me emigrimin masiv që ka përjetuar Shqipëria që prej kohës së komunizmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat