Operatori i mirënjohur Ilia Terpini nuk din të plaket

Kultura

Operatori i mirënjohur Ilia Terpini nuk din të plaket

Nga: Gjon Neçaj Më: 19 gusht 2016 Në ora: 18:03
Ilia Terpini

Me opratorin e famshëm,me një karierë gjysëm shekullore,u njohëm para pak kohe në një aktivitet kulturor në Kosovë,ku kryente detyrën e oepratorit.Ndonëse 80 vjeçar ,Ilia Terpini punonte me vrullin e viteve të hershme të karierës së tij,e me një gotë verë përpara,pija e tij e preferuar , biseduam duke zbuluar anë të jetës së tij,ndonëse shumë aktiv edhe në intervista,për Ilia Terpinin duhej shkruar diçka për “Shqiptarja.com”.

Ilia Terpini ndonëse ka mbaruuar studimet në  fakultetin e Shkencave të Natyrës,dega matematikë,ka dhënë lëndën e matematikës,ka qënë drejtor shkolle në Mallakastër,andej nga vjen,profesionin e jetës e ushtroi me profesionalizëm për dekada me radhë, e ende punon.

Ai i rezistoi kohërave, duke krijuar vlera të padiskutueshme në kinematografinë shqiptare.

Për punën e palodhur të tij ,mban titullin   “Artist i merituar”,është dekoruar me  “Medaljen e punës”,me  “Çmimin e Republikës”,është vlerësuar me  medalie  në 6 festivale të filmit, është vlerësuar me çmim kombëtar për fotografinë artistike dhe  mban Urdhrin “Mjeshtër i madh”.

 Ç'mund të na thoni diçka të veçantë për punën tuaj që nuk e keni thënë deri më tani?

Unë kam dhënë intervista,shkruar për profesionin tim të adhurueshëm,por disa pasazhe të punës mbesin në kujtesë, e duhet kujtuar e thënë herëpashere.

Do sjell në kujtesë diçka për Mehmet Shehun.

Në kongresin e partisë, i fundit  për kryeministrin, ditën që  do të mbante raportin , i thashë Fiqiretit,së shoqes, se ndriçimi është i pakët, shoku Mehmet duket  i ngrysur dhe ka veshur kostum të zi. A mundet që mbas dite, kur  të lexojë raportin, të veshë një kostum më të çelët, pasi nuk do të dalë mirë në ekran. Në të vërtetë nuk kisha shumë besim dhe isha i bindur në kundërshtinë e saj, sepse më kishte ndodhur dhe më parë që kërkesat e mia të mos pranoheshin nga kryeministri. Por çuditërisht Fiqireti e mirëpriti propozimin tim dhe pasditen e raportit Mehmet Shehu u paraqit me një kostum gri. Po gjatë kongresit, më kujtohet dhe batuta e Enver Hoxhës, teksa ajri i një kondicioneri i binte mbi supe,se “ne s’kemi pyetur nga mitralozat e armikut, por duket se kjo era po na ha pas krahëve”. Është pikërisht kjo shprehje që pas vetëvrasjes së Mehmet Shehut, u lakua në variante të ndryshme.

Kam lexuar se ju keni zgjedhur disa personazhe për të luajur në filma,e ato janë bërë aktore vertetë të famshme.Keni patur dhunti,apo rastësia?

Po,më kujtohet si zbulova  talentin e 15 vjeçares Yllka Mujo,të cilës iu besua roli i Almës në filmin e Viktor Gjikës.Ishte një ditë me shi,kur te  streha e pallatit të kulturës shoh një vajzë me një portret shumë interesant. Vajza jo më shumë se 15 vjeç erdhi pranë dhe na përshëndeti. Është nxënësja ime, ndërhyri ime shoqe. I thashë që nëse mundej, të nesërmen të paraqitej në kinostudio për një kinoprovë. Dhe ajo pranoi. Të nesërmen që në mëngjes shkova dhe takova Viktor Gjikën,drejtorin  dhe i thashë  se e  kam gjetur Almën.  Ndërkohë Yllka ishte shfaqur në fillim të rrugicës që të çonte për në atelie dhe unë e drejtova vështrimin e Viktorit për nga ajo. Qënka interesante,tha ai. Ilia shpejt bëji nja dy fotografi. Ajo interpretoi më mirë se kushdo tjetër që kishte provuar për të njëjtin rol.Dhe kështu Yllka Mujos iu pre kostumi i Almës.

Ja,kështu ,krejt rastësisht kam zbuluar edhe  Matilda Makoçin në oborrin e politeknikumit. Na duhej një aktore e re për rolin e Emës në filmin ‘Kërcënimi’, një prodhim i vitit 1981 me regjisor Mark Topallaj. Pasi kisha parë plot vajza në gjimnazet e Tiranës, më rekomanduan të shkoja te politeknikumi, sepse dhe aty kishte një grup vajzash që binin në sy. Kur shkova në shkollë ishte pushimi i madh dhe të gjithë nxënësit ishin jashtë. Matilda Makoçi më ra menjëherë në sy. Kishte një vështrim shumë interesant. I thashë se kush isha, cili ishte qëllimi im dhe i propozova që të nesërmen të vinte në kinostudio, për të bërë disa fotografi e një kinoprovë. Ajo pranoi dhe të nesërmen erdhi në ambientet e kinostudios. Bëmë fotografi të mrekullueshme në disa vende. Matilda ishte shumë shprehëse dhe një ndër aktoret më të mira që ka prodhuar kinostudioja.

 Unë kam regjistruar qindra  metra film që i takojnë vetëm figurave kryesore të politikës shqiptare. Në këtë mori karakteresh kam të  regjistruar që nga Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Ramiz Alia e deri tek Sali Berisha, Fatos Nano e Leka Zogu. Por unë  kam xhiruar edhe Hrushovin, Çu En Lain, Princin Sihanuk, Toni Blerin, Manolis Glezosin, Moris Torezin, Shtrausin, Papa Vojtilën e Nënë Terezën.

Unë vazhdoj të punoj si në rininë e vrullshme,mbyll bisedën Ilia Terpini,operatori që nuk din të mplaket as në vitet e stërgjata të tranzicionit shqiptar.

Ç'mbresa të veçanta keni gjatë karierës tuaj për Tropojën ?

Në vitin 1983 Ramiz  Alia vizitoi Tropojën dhe doli edhe në Dragobi ku kishte qënë edhe Enver Hoxha 13 vjet më pare,në majin e vitit 1970.

Më ka befasuar mikpritja dhe fjalët e ngrohta të malësorëve të Tropojës  pamja e masiveve te famshme te geshtenjave me sheshin  e bukur në mes ku u zhvillua mitingu. E kam fiksuar edhe në kujtesë  dhënien  e  nje lahute  Ramiz Alisë për t’ia dhuruar Enverit  në 75 vjetorin e lindjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat