Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik në ujërat e bregdetit të Vlorës

Kultura

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik në ujërat e bregdetit të Vlorës

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 10:19
Foto nga vendi ngjarjes

Një ekip arkeologësh nënujor të Universitetit të Southampton kanë gjetur rrënojat e pazbuluara të një kështjelle dhe një porti në afërsi të Vlorës  duke e bërë atë një vend shumë më të rëndësishëm nga sa ishte menduar fillimisht, shkruan gazeta angleze “Daily Echo”.

Ekipi i akademikëve po realizonte kërkime në zonën arkeologjike të Triportit në gjirin e Vlorës dhe zhytësit zbuluan një shtesë prej 8 akrash të një strukturë të përmbytur duke iu shtuar kështu rrënojave aktuale prej 12 akrash.

Sipas zbulimit, mendohet se Triporti ka qenë një vendbanim i madh gjatë periudhës romake, dhe mund të ketë pasur lidhje me qytetin e vjetër të Aulonës, Vlora e sotme.

Ekspedita e 14 studiuesve u udhëhoq nga Peter Campbell i Universitetit të Southampton si dhe Neritan Ceka nga Institutit Arkeologjik Shqiptar dhe Agjencia Kombëtare e Bregdetit.

“Një nga zbulimet më të rëndësishme ishin rrënojat e zhytura nën det të cilat na bënë të mendonin rëndësinë e Triportit si një port romak.

“Shqipëria ka disa nga ujërat më të rëndësishme në Mesdhe”, shkruan gazeta angleze sipas të cilës ky bregdet ka pasur rol jetik për tregtinë në lashtësi.

Triporti u ofronte anijeve ankorim të sigurt dhe ishte i lidhur me qytetet e lashta përmes rrugëve kryesore romake. Kjo zonë u eksplorua fillimisht në shekullin 20 dhe me studime të mëtejshme në vitin 2000.

Gjatë këtij projekti janë zbuluar spiranca më përbërje guri apo hekuri, amfora, etj. Objekte të tjera të lashta të gjetura përfshijnë tjegulla për shtëpitë, pllaka  dhe kana uji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat