I vjedh kujtimet e mija

Kultura

I vjedh kujtimet e mija

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 00:09
Haki Bunjaku

(Asnjë kund për be)

Si hajn me përvojë
Iu afrova prapa shtëpisë së vjetër...
T`I shkundi tinëzisht kujtimet nga molla vade
Para xhamave të odës
Prapa shtëpisë arra e madhe
S`kishte ruajtur asgjë
Numrova degët dhe kokërrat
Arrat i ndava,si moti,për anëtarë të familjes
Një grumbull arra pritnin duart e familjarëve
Ata as që u bënë të gjallë
Dikah,bashkë me kohën kishin tretë
Arrat,mbetën në pritje shkret
Kujtimet që s`ndesha
I lava me lotët e mi
A të qiellit më nuk e di

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat