Akademik Mark Krasniqi apo Njeriu që bëri epokë!

Kultura

Akademik Mark Krasniqi apo Njeriu që bëri epokë!

Nga: Luz Thaçi Më: 30 gusht 2016 Në ora: 17:30
Në foto ish Ministri Michael Glos dhe Funkcionarë të CDU & CSU A. Mark Krasniqi, Prof. Jahja Dranqolli dhe Luz Thaçi

Në të kundërten, politika pa moral dhe pa arsimimi ose edukatë të mjaftueshme shkencore, profesionale, intelektuale ose akademike, të ngjanë në hedonizëm ose makiavelizem politikë. 

Gjithnjë duke menduar ose reflektuar këtu në figurën ose personalitetin e jashtëzakonshëm shkencor, intelektual ose politik të Akademik Mark Krasniqit. Respektivisht në çështjet dhe aspektet e njohura morale, politike, patriotike, shkencore, intelektuale ose akademike të Profesor Mark Krasnqit që i bëjnë të pavdekshme ose të përjetshme jetën, veprën dhe personalitetin e tij. Sidomos karisma, akribiteti, luciditeti, subtiliteti, sovraniteti dhe eksluziviteti i tij shkencor, intelektual, moral dhe patriotik së bashku me horizontin ose universin e tij aq të pasur prej një eruditi të pashoq shkencor ose poliedrik. 

Se këndejmi, si njëri prej miqve ose bashkëpunëtorë me të afërt të Akademik Mark Krasniqit, përkatësisht si njeri që kam patur fatin të ndaj dhe të  kaloj ëaste ose momente të paharruara me Profesor Markun: Pos tjerash kam mësuar se intelektulët dhe patriotët e rangut ose kalibrit të lartë të Akademik Mark Krasniqit, si të thuash kurrë ose asnjëherë nuk shikojnë në orë ose kalendar. Sepse, ora dhe fusha e tyre janë koha dhe veprat e tyre politike, shkencore, intelektuale ose patriotike. Në këte frymë Profesor Krasniqi ishte koha dhe historia vet. Ai ishte Instutucion në vete. Respektivisht, Një Instancë e Lartë morale, shkencore, intelektuale dhe patriotike për njerëzit ose popullin ( kombin) tonë iliro-shqiptar gjithandej. Dhe, pse ( përse) jo edhe për botën e njohur shkencore ose akademike. 

Në “galerinë e madhe“ shpirtërore, intelektuale dhe patriotike të Akademik Mark Krasniqit kisht vend dhe hapësirë të mjaftueshme për të gjithë intelektualët dhe patriotët e vërtetë shqiptarë. Profesor Marku i çmonte dhe vlerësonte të gjithë ata që jetonin dhe punonin për të ditur, për të dashur dhe mësuar nga ata që i bëjnë jetën, kohën, natyrën dhe botën tonë me të dashura, me të çmuara dhe me të bukura. Në këtë kontekst, Profesor Marku shpeshherë i merrte si shembull, si udhërrëfyes apo si model- shtetin dhe popullin ( kombin) e madh gjerman. Respektivisht, edukatën, kulturën, traditën, moralin, disiplinën dhe historinë e lashtë dhe aq të lavdishme të gjermanëve. Duke thënë shpesh se së bashku me përvojën, diturinë ose mençurinë e individit dhe kolektivitetit, shtohen ose rriten gradualisht (sistematikisht) edhe morali dhe vetëjia e gjithëmbarërshme shtet formuese, nacionale ose patriotike.

Meqë, e kaluara dhe zhvillimi i gjithmbarshëm shtetëror dhe nacional, parasë gjithash janë një univers ose burim i pashtershëm të dhënash dhe burimesh të shumta shkencore, materiale dhe historike, Akademik Mark Krasniqi, lirinë tonë individuale dhe kolektive, gjithmonë i çmonte dhe vlerësonte në bazë të asaj se sa kemi dhënë, kontribuar dhe sakrifikuar për to si individ dhe kolektivitet. Respektivisht, si popull apo si komb shqiptar. 

Duke e trajtuar dhe elaboruar në këtë kontekst një aspekt shumë të rëndësishëm dhe esencial (kardinal) çfarë është pikërisht aspekti i njohur finansiar ( material), social ose ekonomik. Respektivisht, angazhimet dhe kontributet e njohura kolosale ose titanike të mërgatës së madhe shqiptare në Gjermani dhe gjithandej për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Dhe, mbase si një pjesë të rëndësishme (materiale ose historike) për mbijetesën dhe zhvillimet e përgjithshme epokale dhe historike në Republikën e Kosovës dhe me largë. 

Liria (çlirimi) , pavarësia, sovraniteti dhe integriteti i përgjithshëm shtetëror, nacional, politik, territorial ose gjeografik, gjithmonë i kanë bashkuar, homogjenizuar dhe mobilizuar intelektualët ose patriotët e njohur shqiptar në mërgim ose emigracion. Në këtë frymë, pa stisje ose modesti të tepruar, si lider ose kryetar i Bashkësisë së Degëve të PSHDK-së në Gjermani, le të me lejohet të them se të shumta dhe të shumëfishta kanë qenë ndihmat dhe kontributet e përgjithshme politike, diplomatike, materiale, teknike, logjistike dhe të tjera të kryesisë dhe anëtarësisë gjërë të PSHDK-së në Gjermani për lirinë (çlirimin), shtetin dhe pavarësinë e Kosovës para dhe gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Duke filluar që nga takimet tona të nivelit më të lartë të shtetit, qeverisë dhe parlamentit ( bundestagut) gjerman si dhe më çështje dhe aspekte tjera të angazhimeve të fuqishme politike dhe diplomatike nga ana e Akademik Mark Krasniqit si dhe nga ana ime dhe familjes time personalisht për kombin dhe atdheun kur ata e kishin mesë vështiri dhe kur kishin nevojë. Ndonëse, pa i harruar këtu edhe angazhimet dhe kontributet e njohura materiale, teknike ose logjistike të disa afaristëve ose patriotëve të shquar shqiptar nga kryesia e Bashkësisë së Degëve të PSHDK-së në Gjermani për Kosovën dhe shqiptarët për tema cilat në të ardhmen sigurisht se do botohen libra ose monografi  të ndryshme. 

Për fund: Thonë se Njerëzit e Mëdhenjë si Akademik Mark Krasniqi nuk vdesin kurrë! Ata vetëm ndërrojnë jetë për t“u bërë të përjetshëm ose gjithëmonë aktual në shpirtin dhe kujtesën e gjithmbarshëm historike dhe patriotike të vendeve ( shtetëve) dhe popujve ose kombeve të tyre përkatëse ose respektive. Ata ikin ose fluturojnë atje dikund lartë ku nuk është kurrë zhurmë as tollovi. Në Pantheonin e Lvdisë së Madhe dhe Përjetësisë! Aty ku i mbështetur për gjoksin dhe ato shpatulla vigane dhe titanike të tokës së bekuar atërore dhe stërgjyshore që e deshti dhe afirmoi aq shumë në gjitha vendet dhe meridianët e ndryshme të globit: Pushon i qetë trupi i njerit prej kolosëve dhe korifejve me të mëdhenj të Kosovës dhe shqiptarizmës, Akademikut Mark Krasniqi! Atje është vetëm trupi, arkivoli ose sarkofagu i profesor Mark Krasniqit! Ndërsa, fama dhe lavdia e tij shkencore, intelektuale dhe patriotike jetojnë dhe bëjnë dritë gjithkah dhe gjithandej.

Pusho në Paqen e Madhërishme të Qiejve i nderuari Akademik Mark Krasniqi! Amen!

Luz Thaçi-kryetar i Bashkësisë së Degëve të PSHDK-së në Gjermani dhe anëtar i kryesisë qendrore të PSHDK-së në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat