Në Ditën e Flamurit ”Zahir Pajaziti” promovoi dy libra dhe mbajti orë letrare

Kultura

Në Ditën e Flamurit ”Zahir Pajaziti” promovoi dy libra dhe mbajti orë letrare

Nga: Milazim Kadriu Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 15:58
”Zahir Pajaziti” promovoi dy libra dhe mbajti orë letrare

Nëntori është muaji i fitoreve historike. Kështu më 28 nëntor të vitit 1443 u shpall rimëkëmbja e Principatës së Kastriotëve. Atë  ditë me rastin e marrjes së Krujës, Gjergj Kastrioti- Skënderbeu urdhëroi që në  Kështjellën e Krujës të  ngrihet Flamuri me shkabën e zezë dykrenore i  Principatës së Kastriotëve. Më 28 Nëntor të vitit 1912, Ismail Qemali me bashkëluftëtarët e bashkëmendimtarët e tij, ngriti në Vlorë, Flamurin Kombëtar me shqiponjë të zezë dhe me fushën e kuqe, duke shpallur edhe Pavarësinë e Shqipërisë. Më 28 nëntor të vitit 1955, në Prekaz të Drenicës,u lind heroi i kombit, komandanti legjendar Adem Jashari. Ndërsa më 28 nëntor të vitit 1997, Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte dalë publikisht dhe kishte kërkuar mobilizim gjithë-popullor  për luftë të armatosur kundër regjimit kriminal të Millosheviqit dhe ushtrisë e policisë së tij vrastare.

Image

Duke përkujtuar këto data të rëndësishme të historisë kombëtare KL ” Zahir Pajaziti ” në sallën e Institutit Albanologjik në Prishtinë, promovoi dy libra dhe mbajti një orë të madhe letrare.

Kështu u promovuan libri ” Shqipëri ” nga grup autorësh nga e gjithë gjeografia shqiptare, përgatitur nga Rudi Berisha  dhe libri  " Gjuha e truallit tonë ’’, bashkautor Fadil H.Curri dhe Zymer Mehani, botuar nga KL ”Zahir Pajaziti”.

Me një fjalë rasti para të pranishmëve u paraqit kryetari i KL”Zahir Pajaziti”, Rudi Berisha.Për librin “Shqipëri” foli recensenti i librit zymer Mehani, ndërsa për librin "Gjuha e truallit tonë’’ foli Milazim F. Kadriu. Për këto libra fjalë rasti paraqitën edhe Fadil H. Curri dhe Kolë Beci nga Selita e Mirditës.

Më pas në orën letrare krijimet e tyre i lexuan dhjetëra poet nga të gjitha viset shqiptare që janë të përfshirë në librin ”Shqipëri”.

Edhe disa pika muzikore interpretuar nga rapsodi nga Shkupi Tahir Seferi freskuan manifestimin letrar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat