Hasnije Ilazi sërish në krye të filozofëve të Kosovës

Kultura

Hasnije Ilazi sërish në krye të filozofëve të Kosovës

Më: 19 janar 2017 Në ora: 08:32
Ilustrim

Shoqata e Filozofëve të Kosovës, të mërkurën ka mbajtur kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor, në të cilin në krye të saj është rizgjedhur Prof. Dr. Hasnije Ilazi, ndërkaq nënkryetar Ridvan Emini.

Në këtë kuvend është zjedhur edhe Kryesia e Shoqatës në përbërje: Astrit Salihu, Blerim Latifi, Sibel Halimi, Valon Leci, Ardian Gola, Vjollca Krasniqi, Lekë Nikollbibaj, Labinot Kelmendi, Kastriot Kurti, Arjeta Fejza dhe Rron Gjinovci.

Ndryshe, gjatë vitit 2016, Shoqata e Filozofëve të Kosovës është ndërkombëtarizuar, duke u bërë pjesë e Federatës Botërore të Shoqatave të Filozofisë, me të drejta të plota.
Qëllimi i Shoqatës së Filozofëve të Kosovës është promovimi i filozofisë dhe mendimit kritik, kultivimi i dijes filozofike, zhvillimi i dialogut intelektual në çështjet e rëndësishme shoqërore, politike dhe kulturore si dhe promovimi i filozofisë dhe filozofëve kosovar ndërkombëtarisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat