Janari i acarët i kujton bijët e kombit, Jusuf e Bardhosh Gërvallën e Kadri Zekën

Kultura

Janari i acarët i kujton bijët e kombit, Jusuf e Bardhosh Gërvallën e Kadri Zekën

Nga: Aziz Bytyçi Më: 19 janar 2017 Në ora: 10:28
Aktiviteti "Flaka e janarit" 2017

Në qyteti rrënzë bjeshkëve të Rugoves në Pejën e kultures dhe tradites nga Shoqata e Shkrimtarëve të Pejës në krye me kryetarin e saj Esat Loshajn në bashkë organizim me Fondacionin Për Arsim dhe Kultur Atmosfera , për të 34-tën herë me radhë organizuan aktivitetin tradicional “Flaka e Janarit” 2017.Në këtë manifestim të vatres së cultures në Pejë moren pjesë poet e shkrimtar nga të gjitha trojet shqiptare si nga Tirana gazetari i Radio Tiranes, poeti Agim Qela, Trëndafile Vishaj nga Presheva profesor Rexhep Abazi dhe poeti tani më i njohur në analet e poezisë, sidomos të asaj që shkruhet nga penat e shkrimtarëve kudo në boten shqiptare Rrahman Hyseni nga Medvegja, poet nga Maqedonia nga Plava e Gusija si dhe nga pothuajse tërë qytetet e Kosovës.

Si çdo herë poeti, shkrimtari dhe krijuesi i letrave shqipe, kryetari i ShShP z.Esat Loshaj i bën organizimet që të lënë përshtypje një kohë të gjatë.Z.Loshaj është pikë së pari një njeri me kultur të madhe andaj është njeriu i organizimeve dhe është poet i lirisë, skulptor fjalësh dhe mjeshter i artit poetik.Fillimisht hapjen e manifestimit e hapi Esat Loshaj duke i pershendetur të gjithë të pranishmit e në veçanti poetët dhe poeteshat.

Pos hapjes z.Loshaj foli para të pranishmëve ku para të pranishmëve tha se:javën që e lamë pas iku për në amshim korifeu i letrave shqipe Ramiz Jakup Kelmendi, prozator, kritik letrar, pedagog ligjerues i gjuhes shqipe dhe veprimtar i shquar i kauzës tonë kombetare,ku edhe i luti të pranishmëve që me një minut në heshtje ta nderoi jeten dhe veprimtarin e korifeut të letrave shqipe profesor Ramiz Kelmendit.

Është nder për mua tha Esat Loshaj që në emër të SHSHP ta qel këtë takim,që për veq nga vlerat e tij, do ta quaj tepër të rëndësishëm edhe për faktin,që ky manifestim është në radhë të parë,një manifestim letrar tradicional-poetik  i 34-ti me radhë që i kushtohet jetës dhe vepres së Jusuf Gërvalles, emblem e atdhedashurisë, njeriut të madhë të kombit,poetitkëngëtarit,instrumentalistit,gazetarit,kritikut letrar,dramaturgut,romansierit,artistit,politikanit,mbi të gjitha atëdhedashësit të paepur të kombit shqiptar.

Esat Loshi një mjeshtër i thukt i fjalëve të renditura vertet të bëjnë me emocione, ai në vazhdim me hapjen e manifestimit dhe me një kumtes foli para të pranishmëve duke i pershendetur dhe thënë se sot jemi tubuar që me vargje,me këngë,me biseda të lira,ta kujtojmë këtë figure të ndritur,që me vepren e tij,mbeti i dashur për ne,sepse punoj shumë,dhe dha shumë për popullin tonë,në të gjitha sferat e jetës dhe punës.

Sa herë vjen muaji i janarit,më vete sjell edhe janarin e vitit 1468,diten e vdekjes së kryetrimit tonë legjendar,Gjergj Kastriotin-Skenderbeut,sikur janari është koincidenc,solli edhe vrasjen e tre martireve të kombit,Jusuf e Bardhosh Gervallen dhe Kadri Zekën.Janari më vete sjell edhe janarin e vitit 1984,diten e vrasjes të dy martirëve të tjerë :Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës.Në fund Esat Loshi para të pranishmëve tha se,ishte dashur ta dimë se një popull që di të nderojë të rënët për atdhe,siq po bëjmë ne sot me dëshmorët tanë:Jusuf Gervallen,Bardhosh Gervallen dhe Kadri Zekën nuk do të kursenin asgjë gjersa ta shihnin veten të bashkuar rreth flamurit kombetar,me shqiponjën kryelartë , dhe me dykrahët e fuqishëm të hapura anash.

Më Pastaj u ftua me kumtesen e tij ta deklamoj para të pranishmëve, poeti dhe krijuesi pejan profesori Sefedin Përgjeqaj .35 vjet nga vrasja e Jusuf Gervalles,Kadri Zekës dhe Bardhosh Gervalles.Ata ishin shtyll dhe promoter të lëvizjes dhe rezistencës anti-sllave. “Nga fjalët e fundit të Jusufit , i plagosur rëndë janë edhe : Në qoftë shqiptar,kurr mos u zbuloftë” !,për dorasin , dhe porosia për gruan e vet ,Syzanën – “Djemtë të m’i bësh trima”!

Kjo është epikë jetësore e një liriku të njëmendët..Profesor Përgjeqaj,pas shumë fjalëve ,të kushtuar për këto figura të çmuara të kombi tone tha se:-Në vitin 1968, sikurse shumica e studenteve, Jusufi kishte marrur pjesë në demonstratat e 27 nëntorit, që kishin tronditur Jugosllavinë dhe i dhanë frymë të re popullatës.

Pas fjalës së profesor Përgjeqajt u ftua ish kryetari i KK të Pejës z.Ali Lajqi i cili pas fjaleve pershendetëse foli rreth mjë historiku te shkurtër të asaj kohe të Jusuf, Bardhosh Gervalles dhe Kadri Zekës.Pastaj u ftua, gazetari i Radio Tiranës, publicist, poeti dhe aktori nga Tirana Agim Qela,i cili foli rreth një anekdodes, tha:Ishte debor e madhe në Malsi të Tropojes dhe një plak kërkonte mikun e ti, duke kërkuar takon një një burr të moshuar duke qarë dru me sopat dhe i thotë, se a e njifni dhe në qoftë se e njifni ku mund ta gjejë, plaku kërkonte e kërkonte deri sa e gjeti…

Pra edhe neve sot në Pejë,ku e njof shumë mirë qytetin e Pejes , arritem në vendin e duhur të vendtakimit ku i pyetem disa dhe na thanë se Esat Loshi në mengjes ka pirë kafen e mengjesit ketu,pork u mbahet manifestimi askush nuk e dinte ma konkretisht mbajtjen e manifestimit deri sa kërkuam dhe e gjetem…Pra kjo është Flaka e Janarit.Neve sot falë burrave të kombit e gëzojm lirinë.Pas anekdodes Agim Qela recitoj edhe poezin e tij të shkruar.

Pas kumtesave të deklamuara para pjesmarrësve në manifestim u ftua poeti nga Karadaku tani më I njohur në analet e poezis I nderuari Hajrush Redenica, por ai me emocione doli në skenë kur kujtoj ditet e janarit të acart dhe posaqërisht kur elita e krijuesve Pejan kujtojne edhe bashkëvendasin e Hajrush Redenices në këtë manifestim tradicional Muharrem Mumin Kastratin.

Poeti aty për aty me oratorin e vetë në mendje krijon kumtesen e tij dhe rrefen para të pranishmëve për Muharrem Mumin Kastratin ku nuk reciton poezin e zgjedhur prej 450 titujve për ta recituar në manifestim letrar dhe mori vendim të rrefej një historic të shkurter për Muharrem Mumin Kastratin i cili rrjedh nga një familje patriotike dhe atdhetare të asaj ane të Karadakut.

Në vijim poeti Redenica theksoi:..familjen Kastrati që vetë profesori I ndjerë Muharrem Kastrati mban emrin e heroit të kombit Muharrem Fejzës që njëherit është edhe xhaxhai I Muharrem Mumin Kastratit tash më i ndjer.Unë duke ia ditë vlerat e familjes Kastrati e nderpreva konkurimin  me poezin time se më erdhi shumë mirë që një mësues dhe bashkë vendas i imi  përmendet kudo në të gjitha trevat shqiptare dhe tani në këtë muaj ku ranë shumë djem tanë përë lirin e vendit siq edhe kjo ditë dhe i tërë muaji organizohen shumë aktivitete për nder të Flakes së Janarit kun eve sot gjindemi në manifestimin letrar në Pejën tonë heroike e bujare duke ju kushtuar heronjeve tanë poezi,ese,tregime e këndime me poetet e të gjitha trojeve shqiptare,perfundon poeti  nga Karadaku Hajrush Redenica.

Filloi ora letrare me poetet pjesmarrës nga të gjitha trojet shqiptare, ku mbi pesëdhjet poet I deklamuan poezit e tyre.Për poezin e parë u ftua ta recitoj profesor Sefedin Përgjeqaj, pastaj Trandafile Vishaj nga Tirana,profesor Rexhep Abazi nga Medvegja I cili pos poezisë foli edhe rreth historikut të këtij muaj të janarit,poashtu me radhë me poezit e tija u  Aziz Bytyi,Nurije Loshaj Kastrati,Eshref Berisha, pastaj Rrahman Hyseni  ky poet I njohur jo vetëm në trojet shqiptare por edhe gjithë andej në boten e civilizuar e demokratike i cili vjen nga Lugina e Presheves -Medvegj, e shumë e shumë poet të tjer.Në këtë manifestim u ftua të recitoj një vjerrshë të gjatë  për Qamërin Festim Avdyli .Gjatë këtij  manifestim u shpërblyen të gjithë poetet me mirnjohje dhe u përzgjodhen tri poezi të tre poetve, poashtu iu dha mirnjohja edhe gazetarit të Kombetares “ Bota Sot”,publicistit Skender Mulliqit si dhe të gjithe sponzorëve që kontribuan për organizimin dhe mbajtjen e këtij manifestimi të 34-të me radhë tani më tradicional.Pas të të gjithave u dha edhe një koncert me valle e kënga nga Ansambli “Ardhmëria” e Gjakovës . Për të gjithë të pranishmit u kthye dreka solemne dhe sërisht vazhduan recitimet,kënga dhe komunikimi i poetëve në mes veti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat