Gjendje

Kultura

Gjendje

Nga: Haki Bunjaku Më: 19 janar 2017 Në ora: 21:10
Haki Bunjaku

Pas tre infarkteve në kokë

E vështirësuar ecja vetëm mbi tokë

Rast i mundimshëm aksidental

Shëndeti fizik zbriti në thembra

Me infarkte më është lënduar zemra

Dhe,si për inat ripërsëritet

(apo m aka gjetur hallin?)

Me terapi të përditshme

(lexim e shkrime dhe tableta)

Mundohem ta ruaj shëndetin mental!

2.

O Zoti im,atje ku je,

Që më sheh e më ndëgjon

Dhe në gjuhë shqipe më kupton

Mos më lësho më poshtë

As në shtrat me paralizë

Nëse nuk bën ndryshe

(nga kjo botë)

Lem të marrë izë…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat