AQSH zbulon pergamenin e rishkruar në shek. X: I vetmi në Shqipëri!

Kultura

AQSH zbulon pergamenin e rishkruar në shek. X: I vetmi në Shqipëri!

Më: 21 janar 2017 Në ora: 20:03
Pergameni

 Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave zbulon një dokument të rëndësishëm.

Bëhet fjalë për një dorëshkrim, Dosja 14, Fondi “Kodikët e Shqipërisë”, i cili ka 8 fletë palimpsesti, i vetmi, me sa dimë, sot në Shqipëri.

Palimspesti, që  nga greqishtja do të thotë “gërvisht/pastroj përsëri”,  është pergamena e rishkruar apo e ricikluar. Kur një fletë apo një fragment dorëshkrimi në pergamenë bëhej i papërdorshëm, fletët e shkruara pastroheshin na shtresa ekzistuese e shkrimit përmes një procesi ende të diskutuar sot, dhe përdoreshin për t’u rishkruar përsëri.

AQSh sqaron se nga shtresa e poshtme e shkrimit – scripta inferior – kuptojmë se pergamena e ripërdorur daton në shek. X, kurse shtresa e sipërme – scripta posterior – daton në shek. XIII.

Dorëshkrimi, sipas gjasave, është prodhuar në zonën e Otrantos në Itali dhe para se të bëhej pjesë e koleksionit të dorëshkrimeve të AQSh ka qenë në pronësi të bibliotekës së Mitropolisë së Beratit në Shqipëri.

Tekstet përmbajnë jetë shenjtorësh dhe ligjërata të Etërve të Kishës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat