Poeti Muharrem Kurti piskat “paqja në rrezik”

Kultura

Poeti Muharrem Kurti piskat “paqja në rrezik”

Nga: Hasan SELIMI Më: 22 janar 2017 Në ora: 21:45
Muharrem Kurti

“…13 janar, 2017. Të dashur miq, kolegë dhe dashamirë të krijimtarisë sime, po e publikoj një poezi timen, të shkruar në fundnatë…”! Sa lexova këtë shënim, si me qënë kob, që i thonë i raftë gurit e drunit, ngutshëm këndova, bile ma mirë me thanë recitova poezinë e poetit Muharrem Kurti. Këtë e bana sa më shpejt për të mësuar ndodhin’ në anën tjetër të kombit tonë. Them në anën tjetër të kombit tonë, sepse  banojmë këtu në metropol, po të ishim me banim të përhershëm atje, nga jemi prej origjine, i bie të themi çka ka ndodhur këtu, tek ne, në qytetin tim, Gjakovë.

Hapa faqen të plotë dhe lexoj titullin e poezisë. “Nata Dëshmitare e Pabesisë”. Në planin titullues vërtetohet gjendja e poetit, sepse aty në fundnatë ka edhe shpresë të kesh dëshmitarë. Dëshmitari i parë vjen drita si element i proçesionit jetë. E poeti gjatë gjithë kohës shikon ëndrra. Ëndrra është një proçesion, paqja është një procesion, pabesia është një proçesion edhe jeta është proçesion i pa ndalshëm. E të gjitha këto janë fenomene historiko-shoqërore.

Ëndrra është realiteti proçesiv ma prefekt në lëmin intelektual. Kësaj duhet t’i thuash ëndërr. E si ëndërr kërkohet fjala mbarësi, pra daltë për mirë. Ëndërr shikon një fëmijë, shikon një i rritun, shikon një i moshuar, bile shikon gjithkush. Kam mendimin se çdo krijesw që është me frymë, që ne i themi shpirt është në ëndërr dhe shikon ëndërr. Pra jeta është ëndërr dhe me sy hapur pa lere me sy mbyllur.
 
Nata si errësirë dhe pa ngjyra të dukshme dhe pa klorofil karshi rrezes së diellit, ngjan si një mbështjellje kobi. E si e tillë është e pabesë nga kufizimi i mundësisë për të shikuar në largësi, bile edhe sa zgjat njeriu dorën. Lere, kur nata nxinë me terrin e vet në gjithçka, që të rrethon e mbi ty bie trysnia e egërsisë së dimrit të pa mëshirshëm, me të ftohtin dhe me damarët e tij deri në palcën e cilitdo krijesw. Në kësi rastesh të vjen ndërmend fjala popullore “Sonte flejnë ujku dhe dhia bashkë”. A bajnë ujku dhe dhia bashkë? Unë mendoj se jo. Sepse ujku ka mendësi delirante dhe mendon se gjithçka është e tija. E pastaj dhia nuk është kurrë e sigurtë edhe nëse ujku për një natë ka nevojë t’ia kthej shpinën dhisë për ta ngroh në natën e egër të dimrit pa mëshirë.
 
Lind një pyetje. Çfarë ka poeti me Pëllumbin, me simbolin e Paqës. Pse sonte në këtë fundnatë? Mos ka dëgjue lajme vonë në radiot e huaja? Mos ka pa ndonjë egërsirë para se të errët tërësisht? Mos ka ndonjë parandjenjë si gjëndje që është? Mos po i rrezikohet trualli nga ka lind e jeton? Mos ka një si meskinitet politik nga dikush? Kush e provokoi poetin patriot Muharrem Kurti për ëndërr të llahtarshme, që i prishi gjumin në këtë fundnatë të egër?
 
 Ndalem pak tek terri, tek streha e brisht, tash sa mot në lëkundje termetesh e ngatërrime harbute. Me shpresa të pakta për një qetësi të paktën shpirtërore. Me shpresë të lodhur deri në padurim. Pasiguria e gjithçkaje e për gjithçka. E mbi të vendos sundimtar zemërguri, që nuk marrin për shëmbull kurrë vetën e vet në epokat e hallit. Pse ky figuracion kaq dramatik, me këtë alegori të bollshme nga ky poet në këtë ëndërr? Të gjitha këtyre duhet t’iu japim zgjidhje jo vetëm artistike, por filozofiko-politike në kohë e hapësirë.
 
Poeti, në ëndërr, poeti në gjumë me njërin sy hap dhe me tjetrin gjysmëhapur, poeti frymon, poeti vigjilon, poeti gjithnjë i shqetësuar edhe në gjumë zgjuar, poeti sa pa ëndrrën, tërë qënia e tij në mosrealitetin e koshiencës së gjumosur u trondit, kur Pëllumbit të Paqës po i afrohet rreziku, ndoshta deri në vdekje nga shpatulla si shpatë e akullit, që zinte vend në strehëzën e tij, prej sa mot e nuk dimë, kur me saktësi, por shumë, shumë, mot.
 
Njerëzit në mendësinë e tyre të kahershmes e kanë proçesion praktikimin e lutjes nga të gjitha religjionet. E si fillim autori don t`i lutet tokës, sepse kjo është, toka që e ka vendosur në këtë siklet të ashpër të kohës fundnatë. Toka, truell, që do të thotë atdhe, që do të thotë jetë-fe, besim që do të thotë vazhdimësi.
 
Gjumi është jetë në paralizë veprimi fizik. Por mendja si produkt i një materie aktive e pagjumësisë vepron në hapësirën e tij të pagjumë. Ajo, pra mendja ka një program relativ të monitoruar nga vetvetja, që relativisht funksionon në sektor të ndarë me boshtin qëndror, siç është palca e ashtit deri në palcën e trunit, gjithnjë e marrë me frymën dhe oksigjenin që thithë gjatë e në vazhdim. E kjo veprimtari hapwsinore mistike, jo si mister i filozofisë, por si mister biologjik, praktik, i prekshëm dhe i shikueshëm ose e panjohur në realitetet, pra as të shkencës, që paraqet dhimbjet  që ato i harmonizon me dhimbjet e së kaluerës, por disaherë i interpreton ato me figuracione të ndryshme të kategorizuera në të mirësisë dhe të egërsisë, që jo rrallë quhen e mira dhe e liga.

E në fakt i bie se është ëndërr. Ka herë që dëshiron që të zgjat gjithmonë, ka herë që duhet të mbaroj shumë shpejt. Kjo ëndrrra është si gjarpri. Ka gjarpër që të dhimbset, sepse qënka orë. Ka gjarpër që të ban ta vrasësh, sepse të kafshon. Por si ëndrra, si gjarpri të ftohta janë.
 
Në aspektin filozofik e atë të panjohurës poetit iu ka paraqitur në ëndërr me sy hapur, apo në gjumë pak rëndësi ka Pëllumbi i Paqës, që po kërcënohet nga terri i kahershëm që kërkon rikthim. Po kërcënohet Pëllumbi i Paqës nga të ftohtit akull, sundim i pangopur dhe zemër gur. PErsonifikimi i Paqës me Pëllumbin, si i rrezikuar, poetin e ka dridhur në gjumë dhe nuk është dridhje fizike, por është dridhje nervore e palcës së ashtit, që e ka trondit pjesa kreative e trunit në gjumin paralizë provizore.
Tani, kur nuk ka kujt t`i lutet një qënie shpirtërore i lutet tokës, që prej saj kemi ardhur e në të do të përfundojmë. Ja kësaj që ne i themi truall, atdhe. Ndoshta poetit i bëjnë trysni forcat mbinjeri nga fuqia e Hyjt, se toka, trualli, Atdheu, pra ne jemi në rrezik nga terri i dikurshëm, që përpiqet të vijnë me të ftohtit e pashpirt egërsor i dikurshëm. Po vijnë të dyja bashkë të na vendosin mbi sy, mbi trup thundrën e ashpër të terrorit. Deri sa tokës po i lutej të ngrohet e të shkrijë akullin që na ka sjellë në fije të perit jo vetëm jetën, por edhe të ardhmen, ai tani i lutet edhe zemrës së njeriut të rrahë më shumë se mos na ngroh për ka shpëtimi.
 
Ah, poet, poet vetëm ti nuk bjen në gjumin e interesit. Fol pak më hapur se nuk të kuptojnë. Ti nuk ke fjetur fare më, në atë fundnatë. Je lutur, ke shkruar, ke menduar, ke piskatur në heshtje prej murgu. Por kush është në gjumë të interesit? Cilët po luajnë me jetën tonë dhe të shumë njerëzve në këtë botë. Pse nuk dalin hapur dhe të thonë se janë tejkaluar shifrat, njerëzore të ngarkesës në tokë me njerëz? Pse nuk thonë se ka mbi popullim të tokës? E duhet të paksohem. Të biem në ujdi të paksohem pa tmerre, por me besim në krijuesin dhe urra në botën tjetër. Pa krime ndaj të tjerëve  Meskin, të pa besë, të pamëshirshëm, rrenacak, vjedhacak, të paditun, mallkuar qoftë historia, që ju solli këtu në kthesën e saj. Do jetë e kritikuar për jetë. Jo ju, por ajo, historia. Ajo mund të mos iu linte të vinit këtu dhe të përballeshim me ju, as me ligësitë tuaja. O poet, bërtit se vetëm shpirti yt bardhësor e di piskamën, që këta i dridh ditën, kur historia do t’i gjykoj. Po po, vendin e kanë në ferr, aty do të dergjen pa mërzitje. Aty dhe mekatet nuk i shlyejnë kurrë.
 
Poeti Kurti, si një njeri i ndjekur nga regjimet e kohës pushtuese të Gjakovës, e gjysmës së Shqipërisë, portretizon delirin e persekucionit duke futur kokën në rrobat  e ngrohta me sy të llahtarisur nga tmerri, që ka pa në përndjekje e si pëllumb bie në hallë me tmerrin e kaluar e atë, që mund të vijnë në fije të perit, jeta edhe bishat me dhëmb skërmitun gati ta kapërdijnë.
Të kujton poetët  Arbëresh me poezin e “ Balos” . Unë pranë zjarrit dhe Ai në acar. Kush ai? Pëllumbi pra. E si qënka pëllumbi e jo atdheu. Në acar, o poet, në acar e fort bile.
 
Dëshmitare nata kurrë. Tradhtare po, bile e pabesisë në pabesi. Pamëshirësia e gjënë gjithmonë atë, që nuk ka kujdes të ardhmen e vet e të kombit tij. Poeti është zgjuar nga dridhja e dritës, dhënë nga larg, shumë larg, sepse terri këtu vazhdon. Bile në daç pakëz dritë duhet të jeshë pak si shumë komercial.
 
Një komunikim mjeshtëror me peizazhin e shpirti, kohës, natës dhe pëllumbit “ai në acar unë pranë zjarrit” Poetin nuk e zë gjumi, kur edhe zogjëve u cenohet liria, siguria, paqja. Pëllumbat janë fisnik, janë njoftues jan porositës. Poeti, ka ndjenjë, siç ka ditur të vrojtojë, kaq bukur, ai manifeston simbolin, në figurën e pëllumbit. Jo i shterrur, por plot ndjesi njerëzore. Realiteti në mesin tonë, krejt çka është dashuri, kush i këndon më mirë se ne. Alegori e bukur artistike, mbështetuar mbi një simbol të gjetur artistikisht: pëllumbin. Lënia e pëllumbit në vuajtjen e tij nga mbrëja në fundënatë, duke e patur krejt natën e zezë përpara e ngjesh porosin, e ngarkon atë rëndshëm, duke i dhënë forcë fjalws dhe piskamë. Por e ngarkon njëherësh edhe një dhimbje, jo të paktë, karakteristike kjo e poezisë së poetit tashmë shumë i njohur nga Gjakova.
 
Komunikimi artistik e stilistik janë të bashkëlidhur mjaft bukur. Realiteti intelektual i komunikimit me ambientin, stinët, kohën e tyre edhe ato shoqërore bien erë të hollë gjenialiteti. Epoka ose koha para gjyqit. Po kush na ban këtë proçes gjyqësor? Lutem, veçse Hyjt. Lutu edhe ti i dashtur poet, sepse Vegjëlia don Paqe. Ëndrra dhe realiteti si një përballje pa lëshime në ashtin poetik të krijuesit sensibël dhe i përkushtuar! Ky poet e në përgjithësi poezia e e tij të grisë perdën e imagjinatës deri në kapërcim të reales.
 
Kjo alegori, si shprehje e ideve dhe e mendimeve, tërthorazi në një vepër artistike si kjo, nëpërmjet figurave  konkrete, të gjallesave. Kjo metafor e gjatë, vepër artistike e ndërtuar me figura të tilla si kjo poezi të lanë të mendosh pa ndarë deri në fundnetët e bardha.
Këtu vjen një fjalë, shprehje, prapa të cilave fshihet meraku i poetit një domethënie tjetër, që poetin e mundon këto ditë  dimri të pandarë.
 
Poezi plot art e ndjesi, dhembje e shpresë, kjo, përmes metaforës së natës së pabesë, e dimrit të pamëshirë, poeti ndjek simbolikën e paqes, që kërkon strehë shpëtimi nga terri i krijuar nga egërsirat zemërgur. E këto ndoshta  janë njerëz, ndoshta janë hijena, e qofshin tretur.
Pagjumësia e poetit nuk vjen ashtu kot. Ia nxjerrë kërcënimi i pëllumbit të paqes që e sheh qartësisht në mes akullit që kërkon t’ia mpije jetën.
Edhe se në poezi poeti e shfaq optimizmin “...nata ka fundin...” i tutet një gjumi tjetër, përgjumjes që sjell interesi.  Poeti lëkund nga themelet tërë qënien njeri. Ai i përkushton drithërimën dhe tmerrin që po kalon dhe piskat me zërin e zemrës: “Paqja në rrezik”.

Poezia e Kurtit:
 
NATA DËSHMITARE E PABESISË
 
Në errësiren e natës së pabesë
Dhe në dimrin e pamëshir 
Qëndronte pezull pëllumbi ,simbol i paqës
Duke kërkuar streh shpëtimi
Terri ia nxinte shpresën e lodhur
Toka e frikshme e pasigurisë
Sundohej nga egërsirat zemërgur.
 
Më doli gjumi i fundnatës
Sytë m'i shtangu pëllumbi i paqës
E kërcënonte tehu i akullit të vdekjës
Në fije të perit të hollë varur jeta e tij
I lutej tokës , as që e mbronte
Zemrës së njeriut , i thoshte më ndihmo...
 
Rashë në gjumin e interesit
Në ngrohtësinë e rrobave strehova qetësinë
Sytë e llahtarisur i mbylla 
Në tmerr mbet pëllumbi i shkretë
Pezull e ruante jetën nga bishat
 
Ai në acar unë pranë zjarrit
 
Fundnata dëshmitare e pabesisë
Tradhtare si prostituta
Atë e la në mëshirë të fatit
Mua më zuri në pamëshirësi...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat