Poetët e Luginës së Preshevës, kujtojnë janari e acartë të vitit 1982

Kultura

Poetët e Luginës së Preshevës, kujtojnë janari e acartë të vitit 1982

Nga: Aziz Bytyçi Më: 23 janar 2017 Në ora: 23:19
Aktivitetet qe u shenuan per "Flaka e Janarit"

Muaji i janarit çdo herë kur të vijë , nëpër të gjitha trojet shqiptare kujtohen deshmoret e kombit të cilet nuk kursyen as më të shtrenjetën jetën e tyre për lirinë e vendit. Sot të organizuar poetet, shkrimtaret dhe krijuesit e letrave shqipe të Luginës me organizime të shumta letrare nisen që të kujtojnë acarin e janarit të para 35 viteve kur ranë për të mos vdekur deshmoret e kombit Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla.

Në këtë manifestim letraro-kulturor morën pjesë edhe poet e poetesha edhe nga disa qytete të Kosovës, ku u priten nga krijuesit e Luginës nga mësimdhënësit, drejtoret e shkollave dhe nëxënësit. Lirisht mund të themi se poetët janë arkitektet e lirisë dhe i thyejnë kufitjë sepse poetet i këndojnë lirisë, i këndojnë bashkimit sepse as zoti nuk thotë se një popull i një gjuhe të një tradite e një zakon i ndarë në pesë shtete e këto shtete dikur ishin janë dhe do të jenë folet e shqipeve që bukës i thonë bukë e kripës i thonë kripë, pra poetet I këndojnë lirisë dhe janë pishtarë të lirisë.

Sot në ambientet e SHMT “Presheva” në Preshevë u shënua “Flaka e Janarit” dhe njëherë nisi Karvani i Shkrimtarëve të Luginës. Manifestimet kulturore filluan me orët letrare të cilat u mbajtën në SHMT “Presheva” në Preshevë dhe  në shkollën fillore “Selami Hallaçi” në Rahovicë, . “Flaka e Janarit”e organizuar nga poetet dhe krijuesit e letrave shqipe të Luginës , u shënua me një kumtesë nga prof. Avni Shaqiri, në nderim të të rënëve për liri të të gjitha kohërave.Sa herë  vjen muaji i janarit , më vete sjell edhe janarin e vitit ç468 ditën e vdekjes së kryetrimit tonë legjendar , Gjergj Kastriotit-Skënderbeut , sikur janari është koincidencë , solli edhe vrasjen e tre dëshmorëve të kombit , Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës.

Janari më vete sjellë edhe janarin e vitit 1984, ditën e vrasjes të dy dëshmorëve të kombit Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës. Kjo kumtesë ngjalli kureshtje te nxënësit e drejtimit të mjekësisë. Më pas u organizua një orë letrare , dedikuese për këtë datë me rëndësi, ku poetët e pranishëm: Bilall Maliqi, Nehat Ramizi, Rexhep Abazi, Alixhemal Salihu, Avni Shaqiri, Rrahman Hyseni, Ramize Halimi , Marigona Fejzullahu, Herolinda Salihu.

Pati edhe tre mysafirë nga Kosova: poeti Hajrush Redenica nga Gjilani, Lela Tahiri dhe Fata Uka nga Mitrovica. Të gjithë këta poet i lexuan poezit e tyre para nëxënësve si dhe nxënësit i lexuan vjerrshat e tyre të mësuara në shkollë vjerrsha të kushtuara dëshmorëve tonë të kombit.“Drejtori i shkollës Mr. Islam Isufi, iu dëshiroi mirëseardhje poetëve, duke e çmuar lart punën e Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” dhe shprehi gatishmëri që edhe në të ardhmen të kemi bashkëpunim, me ç’rast Shoqata i ndau mirënjohje shkollës për bashkëpunim, shkruan mes tjerash kryetari i kësaj shoqate Bilall Maliqi.

Pos recitimeve të poezisë së tij z.Maliqi tha se : është nderë për mua dhe për Shoqaten e Shkrimtarëve “FENIKSI”që këtë manifestim të organizuar për nder të “FLAKES SE JANARIT” nu bashkangjiten edhe vëllezërit tanë poet nga Mitrovica e Prishtina që t’i kujtojmë dëshmoret e kombit me poezit tona të kushtuar për jetën dhe vepren e të të gjithë dëshmorëve të rënë për lirin e ardheut të tyre e në këtë rast të janarit të acartë të Jusuf e Bardhoshë Gërvallës dhe Kadri Zekës.

Z.Maliqi pos përshendetjeve që ju bëri pjesmarrësve,njerëzve të artit dhe të kultures e të poezisë ai tha se ,neve sot jemi tubuar që me vargje,me këngë , me biseda të lira , t’i kujtojmë këto figura të ndritura që me veprat e tyre, mbeten të dashur për ne , sepse punuan shumë dhe dhanë shumë për popullin tonë, në të gjitha sferat e jetës  dhe punës.Në fund kryetari I SHSH”FENIKSI” të Preshevës Bilall Maliqi,poet e poetesha,miq të mi të Shoqatës, miq të këtij evenimenti letrar, ju falenderoi shumë për mundimin që keni marrë në këtë mot të acartë, po me vargjet tuaja, me këngët tuaja, me artin tuaj , me shpirtin dhe zemren e madhe që keni, sot do ta zbusim të ftoftin e këtij janari.

Në fund për poetët, drejtori i shkollës dha një koktej. Pjesë e orës letrare ishin edhe recitimet e nxënësve të kësaj shkolle, të cilët e begatuan këtë manifestimin kulturor. Të njëjtën ditë Karvani e vizitoi shkollën “Selami Hallaçi” të Rahovicës me nxënësit e ciklit të ulët, edhe në Rahovicë të Presheves u mbajt ora letrare, ku poetet ngrohëtësisht u priten nga drejtori i kësaj shkolle,nga mesimdhënësit si dhe nga nëxënësit. Poetët zgjodhën poezi për fëmijë, por edhe fëmijët recituan poezi të mësuara gjatë procesit edukativo-arsimor.

Edhe drejtori Nagip Sadiku për pjesëtarët e Karvanit shtroi një koktej modest.Ku në këtëtë koktej të begatëshëm poetet së bashku me nxënësit dhe me personelin mësimor të shkollës këmbyen mendimet e tyre.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat