Nuk di loke a m‘gjeni gjallë

Kultura

Nuk di loke a m‘gjeni gjallë

Nga: Dr.Hasan Blakaj Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 00:57
Hasan Blakaj

Lamtumirë, unë kur i thash

Me dorë në faqe e pata lënë

Sytë më lot nënës ja pashë

Kështu u ndamë ne, djalë e nënë

 

Në cung të druve u ul e shkreta

Sepse këmbët nuk e mbanin

Ofshamë të thellë nxori nga vetja

Veç shikonte, ne kur qanim

 

Kur nga porta, dolëm më radhë

T ‘fundit herë na përshëndeti

Nuk di loke a m ‘gjeni gjallë

Kur do të vini nga kurbeti

 

Më fal moj nënë, këtë se prita

Që edhe ti një ditë do të vdes

Asnjëherë këtë se dita

Se pa ty një ditë do të mbes

 

Prej kësaj jete kur u largove

Për çdo ditë unë flas me ty

Të fundit here kur m‘përqafove

Kurrë s’mu teren këta dy sy

 

Shpesh lexoj këto vargje të mija

Qajë më dënesë unë në vetmi

I fsheh lotët kur ve ke shtëpia

T ‘mos mi shohin fëmijët e mi

 

Jo, s’mi shohin lotët mua

Sepse i ndrydhë, ndjenjat n‘brendi

Kur një ditë, të pi ujë në krua

Zërin tënd me mall ta ndijë

 

Aty afër ati kroni

Nostalgji do të kem gjithherë

Këshillat tua prej ciceroni

I kam në mendje unë përherë

 

Zemër madhe, moj Nënëloke

Shumë e dashur e me edukatë

Flisje urtë, e fjalë për toke

Të çmonin burrat, e të donin gratë

 

Zëri yt i ëmbël Nënë

Më mungon mua ç´do ditë

Lamtumirë, diell e hënë

Shpirti yt, tu bëftë dritë         

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat