Ansambli Shota shfaq koncert për Ditën e Pavarësisë

Kultura

Ansambli Shota shfaq koncert për Ditën e Pavarësisë

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 21:01
Ansambli Shota

Ansambli Shota sonte dha një koncert për nder të 9-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Koncerti i mbajtur në Teatrin Kombëtar të Kosovës, filloi me këngën kushtuar Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari. Po ashtu edhe këngët tjera të kënduara, janë pjesë e folklorit tradicional shqiptar.

Me këtë koncert përfundojnë aktivitet e sotme kushtuar Ditës së Pavarësisë së Kosovës në Prishtinë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat