Ekrem Kryeziu: Me vdekjen e Hadi Shehut vdiq edhe një pjesë e imja

Kultura

Ekrem Kryeziu: Me vdekjen e Hadi Shehut vdiq edhe një pjesë e imja

Më: 12 mars 2017 Në ora: 19:44
Hadi Shehu

Vdekja e aktorit të njohur Hadi Shehu e ka pikëlluar thellësisht njeriun që i ka dhënë përkrahje të madhe në fillimet e tij në botën e filmit.

Ekrem Kryeziu, regjisori i njohur që ka dhënë kontribut të madh në kinematografinë kosovare, ka thënë për kk se është tronditur shumë kur e ka kuptuar lajmin për vdekjen e artistit të njohur.

”Jam pikëlluar kur dëgjova për sëmundjen e tij, jam gëzuar kur kuptova se do të bënte një transplantim veshke. Por, u trondita shumë kur më thanë: ‘Të ka vdekë një mik’”.

“Me vdekjen e Hadi Shehut është varfëruar bota artistike, ka vdekur një pjesë e shpirtit të tim”.

”E ndjej veten më pak. Kur vdes një njeri, njerëzimi pakësohet. Kur vdes një artist, bota artistike bëhet më e varfër. Meqë edhe unë jam artist, me vdekjen e tij një pjesë e imja ka vdekur me të”.

Regjisori me të cilin Hadi Shehu kishte realizuar shumë filma artistikë, e kujton kohën kur aktori kishte nisur udhëtimin në botën e aktrimit.

“E kam përcjellë që nga fillet e para. Isha i pari që e xhirova me kamerë në hapat e tij të parë të aktrimit. Hadi Shehu rolet më të mira i ka realizuar me mua’’.

“Kisha një ekip të madh, por me të probleme nuk kisha kurrë, kurrë, asnjëherë. Ka qenë një profesionist i lindur. Gjenerata e Enver Petrovcit, Hadi Shehut dhe të tjerëve – të gjithë kanë kaluar nëpër filmat e mi. Por, i vetmi ka qenë Hadi Shehu me të cilin nuk kisha probleme”.

“Një dëshirë e parealizuar më ka mbetur angazhimi i tij në filmin ‘Kodi i Jetës’. Nuk arriti të vinte për shkak të shëndetit”.

“Ka qenë aktor i shkëlqyeshëm”.

“Gjithnjë kam dashur ta kem në ekip. Pasi rolet i luante shumë bukur, kur dëgjova se ishte sëmurë, prej dëshirës sime të madhe ia mundësova që ta luante një rol përmes altoparlantit”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat