U përurua libri me kumtesa për Eposin e Kreshnikëve

Kultura

U përurua libri me kumtesa për Eposin e Kreshnikëve

Nga: Zymer Ujkan Neziri Më: 20 mars 2017 Në ora: 22:28
Foto nga promovimi i librit për Eposin e Kreshnikëve

Në Institutin Albanologjik të Prishtinës, më 17 mars 2017, u përurua libri Eposi i Kre­shnikëve: monument i tra­shëgimisë kulturore shqiptare, dy vëllime me kum­te­sa, me 1249 faqe, krye­reda­k­to­rë prof. dr. Zymer Ujkan Neziri dhe prof. dr. Sha­ban Sinani, botim i Ins­titutit Alba­nologjik të Prishtinës dhe i Qendrës së Stu­di­meve Al­ba­­no­lo­gji­ke në Ti­ranë, Pri­­­­shtinë, 2016.  

Në sallën e mbushur përplot dhe në praninë e shumë studiuesve e pro­feso­rëve uni­versitarë nga Tirana, Pri­sh­tina e Shkupi, përurimin e librit Eposi i Kre­shnikëve: monument i tra­shëgimisë kulturore shqiptare, e hapi prof. dr. Zymer U. Neziri dhe i përshëndeti të pra­ni­sh­mit: zëv­endës­mi­­ni­strin e Arsimit, të Shkencës e të Teknologjisë, z. Agim Bërdyna me bashkëpunëtorë, am­ba­sa­dorin e Republikës së Shqipërisë në Prishtinë, z. Qemal Minxhozi, deputetët e Kuvendit të Ko­so­vës: dr. Flora Bro­vina e prof. dr. Shpejtim Bulliqi, rektorin e Univer­site­tit të Prish­tinës, prof. dr. Mar­jan Dema, aka­­demikët Floresha Dado, Mark Tirta, Mare­n­glen Verli, Meh­met Halimi, profesorët veteranë Agim Vela, Agim Vinca, Ali Muriqi, Hajrullah Gruda, Hakif Bajrami, Mehmet Rukiqi, Mujë Ru­go­va, Riza Smaka, Shekfi Sejdiu, si dhe Agron Isa Gje­dia, Blerta Kra­s­niqi, Fitim Çaushi, Mark Palnikaj, Ragip Begaj, Skënder Asani, mulla Xhevat Kryeziu. Ai i për­shën­de­ti edhe lahutarët dhe bartësit e njohur të tra­di­tës së epikës go­jo­re, e sidomos të Epo­sit të Kre­­sh­ni­kë­ve: Hajri Is­ma­nin, Fehmi Ni­she­fcin, Isë Ele­zin, Imer Se­fë Mle­­ça­nin, Januz Mu­sh­­kolajn, Na­­zmi Hajdarin, Rrustem Ba­j­ra­min. Sylë Mush­ko­­lajn. Ai për­shëndeti të pranishmit edhe në emër të Re­da­ksisë së kë­tij libri, të profesorëve: Adem Ze­jnu­llahu, Agron Xha­go­lli, Ar­b­nora Du­shi, Ardian Ah­me­daja, Ar­d­i­an Marashi, Hy­sen Matoshi, Mark Ti­rta, Miaser Di­b­ra, Nicola Scal­da­ferri, Sha­b­an Sinani, She­f­kije Is­lamaj, Ze­qi­rja Neziri.

Libri mban të njëjtin titull me atë të konferencës shkencore ndërkombëtare, mba­j­t­ur në Prishtinë, më 28-30 gusht 2010, ku­sh­tuar Eposit të Kreshnikëve, orga­ni­zuar nga Ins­tituti Al­ba­nologjik dhe Qendra e Studimeve Al­ba­nologjike, në të cilin janë botuar referati dhe kumtesat (77), paraqitur nga studiues vendës e të huaj. Aty janë kumtuesit nga shumica e qendrave tona studimore dhe universitare në Ballkan dhe nga studi­uesit tanë në Itali (Antonio Bellusci, Nicola Scaldaferri), Austri (Ar­di­an Ahme­daja, Ina Arapi), Francë (Fotaq Andrea, Red Radoja), Po­loni (Rigels Ha­lili). Aty janë edhe ku­m­­te­­sat e stu­diuesve të huaj, të pra­ni­shëm në këtë kon­­fe­rencë, nga Evropa, Ame­rika dhe Az­ia: Mirsad Kuni? (BeH), Andrej Faj­gejl (Francë), Gerd-Dieter Nehring e Karl Reichl (Gjermani), Antonia Young, Angela Selmani, Justin Elli­ott, (Bri­tani e Ma­dhe), John Kolsti, Stephen Schwaratz (SHBA), Kazuhiko Yamamoto (Ja­poni), Robert Elsie (Kanada).

Agim Bërdyna, zëvendësministër i Arsimit, i Shkencës dhe i Teknologjisë, përshëndeti në emër të ministrit Arsim Bajrami e të MASHT-it dhe tha: për këtë libër i përgëzoj studiuesit Zymer Neziri e Shaban Sinani, sepse Eposi i Kreshnikëve është vlerë e rën­dë­si­shme kombëtare, përballë globalizimit, dhe se ai duhet të ketë ve­n­din e vet të merituar edhe në programet tona shkollore.

Qemal Minxhozi, ambasador i Republikës së Shqipërisë në Prishtinë, në fjalën  e tij për­shën­de­të­se, ndër të tjera tha: etnokultura jonë ka ekzi­stuar edhe para se të vendoseshin këta kufij që kemi sot në Ballkan, kurse kryeqyteti ynë është al­ba­no­lo­gjia, ndërsa institucionet tona duhet të ndajnë fonde për vepra të këtilla, sepse Eposi i Kreshnikëve dëshmon identitet kombëtar dhe me të dre­jtë është kandidat për UNESCO, kurse Kosova duhet të bëhet pjesë e UNESCO-s.

Në emër të Akademisë së Shkencave  të Shqipërisë, fjalë përshëndetëse pati akad. Floresha Da­do, kryetare e Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike, që duke e vlerësuar lart këtë ndërmarrje të madhe të përbashkët të dy institucioneve tona në Prishtinë e në Tiranë për Eposin e Kreshnikëve, tha se ky epos gjigant në këto këto dy vëllime me kumtesa është dokument se­ri­oz që sho­që­ron dosjen për UNESCO. Në këtë libër ka qasje të reja dhe rezultate të reja për këtë epos të ja­shtë­zakonshëm, që ka nivel të vlerave universale.

Një përshëndetje pati edhe prof. dr. Marjan Dema, rektor i Universitetit të Pri­sh­tinës, dhe për këtë libër me kumtesa të konferencës 2010 tha se kjo vepër e nderon albanologjinë për Eposin e Kre­shnikëve. Kjo poezi epike e popullit shqiptar, që, me të drejtë quhet monument i etnokulturës shqi­p­tare, por që është në rrezik, vendin e ka edhe në UNESCO, prandaj i përgëzoj Institutin Al­ba­nologjik dhe Qendrën e Studimeve Albanologjike për këtë ndërmarrje kaq të madhe.

Në emër të  Qendrës së Studimeve Albanologjike në Tiranë, që është bashk­org­a­ni­zuese e kon­fe­re­ncës më 2010 dhe bashkëbotuese e këtij libri, përshëndeti akad. Marenglen Verli, drejtor, e  ndër të tjera tha: fillimisht dua të them se kjo punë kaq e madhe është proces që lidhet me te­rre­nin, pra­ndaj puna jonë varet nga autoritetet qeveritare dhe vëmendja e tyre duhet të jetë e va­zh­du­e­sh­me, sepse nevojat janë të domosdoshme, sidomos tash kur jemi në prag të përvjetorëve të datave të mëdha të historisë për Skënderbeun e Lidhjen Shqiptare të Prizrenit.   

Përshëndetja e fundit në këtë përurim ishte nga Dega e Folklorit e Institutit Al­ba­no­lo­gjik, ku  fil­l­oi baza e këtij projekti shumë të madh në fushën  e epikës legjendare, më 2009. Në emër të De­gës foli prof. dr. Arbnora Dushi, redaktore, sekretare shkencore e Redaksisë dhe bashkë­për­ga­ti­të­se e li­brit. Ajo përmendi konferencën më 2010, që kishte 100 kumtues nga viset tona e nga bota, dy ditë në Prishtinë e një ditë në Rugovë, si dhe punën në vijim për mbledhjen e kumtesave dhe për redaktimin e tyre, por për edhe vonesën e botimit, tha se nuk ka të bëjë me fajin tonë e të au­to­rëve.

Në vijim, Z. U. Neziri, tha se urime për këtë përurim kanë mbërritur nga: Britania e Madhe: An­to­­­­nia Jung, An­ge­la Selmani, Justin Elliott; nga Austria: Ardian Ahmedaja; nga Franca: Fotaq An­­­drea, Andrej Fajgel; nga Gjermania: Karl Reichel; nga Italia: Nicola Scaldaferri, si dhe nga viset e tona: Shkodra, Tirana, Shkupi, Tetova, Gjirokastra, Vlora, natyrisht, edhe nga Pri­shtina. Por, sot i kujtojmë me respekt, tha ai, edhe dy autorë të kumtesave të këtij libiri, që tashmë nuk je­tojnë: profesorët Alfred Uçi dhe Zenun Gjocaj.

  Prof. dr. Shaban Sinani, në cilësinë e kryeredaktorit të librit, tha: për herë të tretë për Eposin po mblidhemi në këtë auditor, në dy konferenca, 2010 e 2014, dhe në këtë përurim. Pas konfe­re­ncës më 1983, kjo e vitit 2010 ka një cilësi të lartë e të thelluar. Janë autorët që i kanë thelluar dhe e kanë përmirësuar cilësinë, por edhe drejtori i projektit, prof. Zymer Neziri. Këtu dua të për­mend edhe përkrahjen e prof. Ardian Marashit, drejtor i mëparshëm në QSA, inkurajues i punës sonë, e tash prof. Marenglen Verlin, drejtor. Për punën e zellshme në këto dy vëllime do të për­mend edhe prof. Arbnora Dushin. Në këto dy vëllime u zbatua kri­teri i rigo­ro­zi­tetit. Ki­shte edhe kumtesa të kthyera pas. Ky është kontribut për depozitimin e dos­jes në UNESCO, do­sje e shken­corizuar. Rë­ndësia e botimeve në këtë kohë të globalizimit është e ma­dhe. Në këtë bo­tim janë së paku tre breza studiuesish të epi­kës legjendare. Botimi tregon se epo­si ynë heroik legjendar është poli­ce­ntrik: janë vatrat Nikajt e Mërturi, siç dihej nga vitet '30 të shekullit të ka­lu­ar, po edhe Ru­gova, e tash edhe Maqedonia Perëndimore. Eposi ynë është edhe policiklik, se pos ciklit të Mujit e të Halilit, është edhe cikli i Gjergj Elez Alisë. Tashme dihet se krahas sho­që­rimit me instru­m­ent të këtyre këngëve, kemi edhe formën recita­ti­ve të tyre. Kreshnikët janë he­ronj kulturorë, e jo his­to­rikë, se ndryshe do të bënim atentat mbi ta. Me interes janë edhe kum­tesat e studiuesve të huaj, por pati edhe të ati­lla që nuk kishim dëshirë t'i dëgjonim. Për studimin e vargut do të veçoja Ni­cola Scalladferrin, se vargu matet vetëm i kënduar. Eposi shqiptar ka tip­are origjinale et­no­da­llu­ese dhe se konfuzioni në mendimin shkencor tani u tejkalua.   

Zymer U. Neziri, po ashtu kryeredaktor i librit, tha se sot po përurojmë librin, më të madhin e këtij lloji, me mbi 1200 faqe kumtesa të konferencës më 2010, të përgatitur gjatë katër vjetëve të pu­­nës së pan­dër­prerë dhe, pas pritjes edhe të tri vjetëve të tjera për mjete për shtyp, tashmë u fin­a­­li­zua kjo ndërmarrje e madhe në fushën  e studimeve epike. Libri Eposi i Kre­shnikëve: mo­nu­ment i tra­shëgimisë kulturore shqiptare është i ndarë në tetë grupkumtesa nga fushat: teorike-pro­blemore, rajonale, kra­ha­sim­tare, koleksione, kontribute, etno­mu­zi­ko­lo­gji, etno­logji, gjuhësi. Me këto kumtesa do të pasurohen studimet epikologjike me të dhëna të reja për analiza të më­te­jme lidhur me çë­sh­­­tjet madhore për Eposin e Kre­sh­ni­këve, ashtu siç janë projektuar edhe në ko­n­fe­­re­­­­­ncat shkencore ndërkombëtare më 2010, po edhe më 2014, në IAP dhe QSA, siç janë: za­na­fi­lla e eposit shqiptar; autoktonja në eposin shqiptar; funksioni etnik sipas simboleve mitologjike-përrallore; temat dhe motivet e konfliktit shqiptar-sllav; vlerat aute­n­tike të eposit: mitologjia, figuracioni e vargëzimi; shtresime krahasuese me eposet evro­piane: krahasimet në aspektin te­­matik dhe motivor; shtresime të lashta etno­ku­ltu­rore: paralele të jetës së kodifikuar sipas Ka­nunit shqiptar me epokën homerike; si­nonimia historike: Muji e Halili-sinonim i qën­d­resës kufitare; konteksti ball­ka­nik: përkime dhe ndikime të ndërsjella me epikat go­jo­­re të Ballkanit; këngëtarët dy­gjuhësorë (bilingualë); teoria formulaike e Perry-Lordit si një nga bazat për stu­di­min e ep­o­sit; interpretimi i këngëve epike: rrugët e zhvillimit; lahuta: instrumenti për­cjellës për interpretimin e eposit; gjendja e sotme në arkiva dhe në terren; de­ty­rat e stadit aktual të studiuesve dhe të insti­tu­ci­oneve kundrejt Ep­osit të Kre­sh­ni­këve.

Dhe, në fund, Z. U. Neziri tha: dua të them se tash, me këtë botim, jemi më mirë me veten e me bo­­tën, me qendrat studimore në Evropë, Azi, Amerikë e gjetiu. Eposi me këto kumtesa të kon­fe­re­­­ncës më 2010 do të po­pu­lla­ri­zohet më shumë, bota do të na njohë më ndryshe për etnokulturën to­në kaq të pa­sur dhe për vlerën e saj që pak shoqe ka, për rrënjët e vjetra, që tashmë na ra­dhi­sin në grupin e traditave më të vjetra në Evropë e në botë.

Eposi i Kreshnikëve: monument i tra­shëgimisë kulturore shqiptare, I dhe II, Pri­sh­tinë, 2016, bo­t­im i Institutit Albanologjik të Prishtinës dhe i Qendrës së Studimeve Albanologjike në Tiranë, është libër ­në dy vëllime të përgatitura për shtyp sipas sta­n­­dardeve të larta për botime të këtilla shke­­­n­core. Kumtesat janë re­daktuar nga redaktorët për­katës dhe janë plotësuar nga autorët. Te­ksti përfundimtar është ri­shikuar disa herë, sipas nevojës, në pesë versione të paralibrit. Edhe gju­­­hë­sisht, libri është ri­le­k­tu­ruar, për herën e dytë. Të gjitha kum­tesat kanë shkurtore (abs­t­rakt), bi­b­liografinë dhe re­zy­menë në gjuhën angleze, për­kthyer nga Justin Elliott, Londër. Referati, nga Z. U. Ne­ziri e Sh. Sinani, është shqip e anglisht. Libri ka fjalën e hapjes (H. Matoshi), fjalën për­fu­­­ndimtare (Z. U. Ne­ziri), regjistrin e em­rave dhe fo­tografi nga ky aktivitet shumë i madh shke­ncor ndërkombëtar për epi­kën tonë heroike legjendare, më 2010, në Prishtinë e në Drelaj (Ru­­go­vë). Pas mbylljes së përurimit, Agron Isa Gjedia, kryetar i shoqatës mbarëkombëtare ''Bytyçi'' ndau mirënjohje për Shaban Sinanin dhe Zymer U. Nezirin, për kontributin e tyre në etnokulturë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat