Rrëfim i pambaruar

Kultura

Rrëfim i pambaruar

Nga: Jan Kosova Më: 22 mars 2017 Në ora: 07:09
Ilustrim

Në këtë fillim pranvere,
kur shi me lotë bashkëjetojnë,
mu në ditën e Poezisë,
edhe nese larg  je,
e fjalët e mia nuk dëgjon,
edhe nese nuk të kujtohet,
e emrin tim ke harruar.

Horizonte të reja hapen
tuneleve të jetës marshoj
draftin e Biografisë gati,
pos një rrëfimi,
rrëfimit për Ty.
Rrëfimi im i pambaruar

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat