Roman Polanski, së shpejti para gjyqit

Kultura

Roman Polanski, së shpejti para gjyqit

Më: 22 mars 2017 Në ora: 19:30
Roman Polanski

Regjisori Roman Polanski mund të presë zgjidhjen e rastit nga viti 1977. Ai akuzohet për dhunimin e një 13-vjeçareje atë kohë dhe kishte ikur në SHBA para gjykimit.

Që nga ajo kohë nuk është kthyer në vend. Megjithatë, Polanski do të mundet që së shpejti pas 40 vitesh pas skandalit të tmerrshëm, do të mund të dalë para gjykatës, më saktë para Gjykatës Supreme në Los Anxhelos, shkruan CNN.

Vendimi pritet pas rreth 90 ditëve. “Ai ka 83-vjeç dhe dëshiron që ky rast të përmbyllet. Dëshiron përfundimisht të vizitojë varrin e gruas së tij të ndjerë Sharon Tate pa frikë se do të ekstradohet para gjykatës amerikane kur të hyjë në SHBA”, tha Harland Braun, avokat i Polanskit.

Ai ka shtuar se Polanskit duhet t’i pranohet koha sa ka kaluar në arrest shtëpiak në Zvicër. Megjithatë, një mendim të njëjtë nuk e ndan edhe prokurorja Hanisee. Ajo konsideron se askush nuk duhet të ketë trajtim të veçantë, e kjo vlen edhe për Polanskin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat