Flake lapsin poet (e)

Kultura

Flake lapsin poet (e)

Nga: Haki Bunjaku Më: 27 mars 2017 Në ora: 12:21
Haki Bunjaku

Nëse nuk shkruan

Porositë që dha ninulla

Qëndresën që bëri kulla

Flake lapsin poet

Nëse nuk shkruan

Për hirin e oxhakut

Për urtësinë e plakut

Nëse nuk shkruen

Për enët e gjakut

Karburant njerëzor

Që ushqeu lirinë

Nëse nuk ke temë

Dashurinë –kandil të shpirtërave

Që zemrat gërryen

Mineralet fisnike

Ah, të kam mik

Dije pra, të kam mike

Shuaj kandilat

Na mjafto vetë

Drita romantike…

…Flake lapsin poet(e)!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat