“Dua ta gjej mjekun që shpëtoi jetën time”

Kultura

“Dua ta gjej mjekun që shpëtoi jetën time”

Më: 17 prill 2017 Në ora: 15:39
Aktori Richard Wilson

Aktori Richard Wilson dëshiron ta gjejë mjekun që i shpëtoi jetën vitin e kaluar, pasi ai pësoi një atak në zemër.

Ylli 80-vjeçar, ishte duke performuar në një shfaqje në Festivalin e Fringe Edinburgh në muajin gusht, por ai u sëmur dhe u detyrua të tërhiqet.

Richard tha se nuk kujton asgjë rreth sulmit në zemër, i cili ka ndodhur në Hampstead të Londrës, dhe se ai do të kishte vdekur po të mos ishte mjekësia profesionale e bërë ndaj tij.

Ai tha për BBC Radio2: “Unë kisha një atak në zemër, dhe s’mbaj mend asgjë në lidhje me të”.

“Unë dua ta përmed se kishte një mjek aty, dhe në qoftë se nuk do të ishte ai, s’do të isha as unë tani”.

“Unë dua ta di kush ishte ai, dua ta gjej”.

Richard tha se ai do të ishte shumë mirënjohës në qoftë se do ta gjente identitetin e mjekut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat