Vepër e shpirtit

Kultura

Vepër e shpirtit

Nga: Jan Kosova Më: 19 prill 2017 Në ora: 20:57
Ilustrim

Jo,

Ti nuk je kryevepra ime!

Unë nuk kam kryevepër.

Unë as vepër nuk kam.

E nese dashuria është Vepër,

Ti je vepra ime,

Vepër e shpirtit tim,

Vepër e vetme,

për të cilën nuk kam bërë asgjë,

pos zemrës që ja fala,

fjalës që ja thashë,

shpirtit që dhurova

besës që ia dhashë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat