Objekti i ish-bibliotekës “Hivzi Sylejmani” do të kthehet në muze

Kultura

Objekti i ish-bibliotekës “Hivzi Sylejmani” do të kthehet në muze

Më: 21 prill 2017 Në ora: 17:43
Mbledhja e Kuvendit Komunal të Prishtinës

Kuvendi Komunal i Prishtinës të premten në mbledhjen e dytë ka marrë vendim për ridestinimin e objektit të ish bibliotekës “Hivzi Sylejmani”, me ç'rast ky objekt do të kthehet në muze/galeri/qendër edukativo arsimore Ibrahim Kodra, ku do të ekspozohen veprat e këtij autori të madh shqiptar.

Po ashtu, asambleistët i votuan edhe anëtarët e komisioneve aksionare për dy ndërmarrje publike: Hetem Kupina në ndërmarrjen "Trafiku Urban" dhe Egzona Podvorica në ndërmarrjen "Pastrimi".

Ndër të tjera asambleistët e votuan plotësimin e rregullores për tarifa, ngarkesa dhe gjoba komunale, propozim-vendimin për hartimin e planit të hollësishëm rregullues të bllokut A 1 të lagjes Dodona, rregulloren mbi taksën administrative për dhënien e lejes së ndërtimit dhe tarifën për rregullimin e infrastrukturës, si dhe propozim-vendimin për fillimin e hartimit të Planit rregullues të hollësishëm  për tërësinë urbane “B” të lagjes “Prishtina e Re-Zona Lindje”, thuhet në komunikatën për media të Zyrës së informimit pranë KK të Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat