SHBA, hapet Panairi i stripave

Kultura

SHBA, hapet Panairi i stripave

Më: 22 prill 2017 Në ora: 21:45
Panairi i stripave

Panairi i stripave dhe ahengut, një nga më të popullarizuarit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ka hapur edhe këtë vit dyert për shumë vizitorë, raporton Anadolu Agency (AA).

Panairi është hapur në Kongresin dhe qendrën kulturore McCormick, ndërsa tashmë në ditën e parë tërhoqi interesim të madh të shumë vizitorëve.

Kryesisht bëhet fjalë për vizitorë të rinj të cilët ishin të veshur në kostume të ndryshme të heronjve të preferuar.

Ata u orvatën që në mënyrë sa më të mirë të shfaqin karakteret e preferuar nga stripat dhe filmat.

Pritet që Panairin, i cili do të zgjasë deri më 23 prill, ta vizitojnë mijëra persona nga vise të ndryshme të SHBA-ve. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat