Një pasdreke me shi të imët,të cilin e shikonte me admirim për dritarën e vogël,që ia përkujtonte kohën e fëmijërisë e të çobanisë,kur ditët kësisoji i kalonte me bagëtinë nëpër fusha e male.
Me atë veshje të dobët,edhe kur i lagej quell nga shiu i pandërprerë:
Nuk mund e bënte trupin zap nga të dridhmet,ndërsa dhëmbët skërmoçnin,sikur të ishin në luftë mes vete,por që edhe gjuhën shpesh e pickonin.
Në kohë me vranësira e shi,Ganush nuk mund e maste kohën me hamendje,në bazë të hijes.
Nuk kishte kënd ta pyes për orën,por edhe kur kalonte ndonjë udhëtar dhe e pyeste:-çfarë vakti është,a është gati nopak akshami?
-O nuk kam sahat,po heret është hala.
Mos pate shkrepze?
Nuk jam duhangji.
Më e keqja për Ganushin ishte se i kishte hy ujët për lug të qofës e drejt në të brendshmet.
Lëvizte për tu nxe,por nuk ia ndihmonte.Sa kishte humb shpresën që do të soset ajo ditë ndojherë.
Mendonte se edhe bagëtia kanë të ftoftë,por ngase nuk e dinte kohën,nuk guxonte tu grahi për në shtëpi.Nuk mund e duronte qortimin,por edhe më keq ndëshkimin.
Nga nëna kërkonte rubat e terura,e meqë nuk kishte,i thonte mbulohu me qebe e jorgan,derisa ti teri këto!
Duel,pa çadër e kapelë,me një xhemper të hollë dhe t`ia dha shetisë nëpër shi plot një orë.Kur u lag mirë e mirë dhe kur i hyri të ftoftit në palcë,nuk pyeti kënd për kohën,por u rras në banesë.
O nënë thirri,bjermi rubat e terura se më ka hy shiu edhe nën lëkurë.Nëna kishte ikur para njëzet vjete e fëmijëria edhe më heret.Eh, Ganush fatziu i harrove bagëtinë në male,besa edhe fëmijërinë!
Të cilën fëmijëri provon,edhe simbolikisht,ta revokoi.
E tash kërkon kohën e humbur,që të rikthesh diçka si reminishencë.
Mbulohu me batanije e jorgan,sa ti bie nëna rubat e terura! Ose siqë i thonë fjalës:-Sa të bëjë qarri kumbulla!