Njeriu me botë, vizion dhe atdhedashuri në sy....!

Kultura

Njeriu me botë, vizion dhe atdhedashuri në sy....!

Nga: Agron Shabani Më: 26 maj 2017 Në ora: 17:39
Agron Shabani

Problemi i studimit, analizës ose vështrimit të përgjithëshëm të angazhimit, kontributit ose veprimtarisë sëgjithëmbarëshme atdhetare ose patriotike të shumë intelektualëve, veprimtarëve ose patriotëve shqiptar në mërgim, nuk përfundon kurrë. Të ngjanë në histori të gjatë ose në një maratonë të madhe në fund të së cilës dihet se kush ia del ose arrinë në cak. Njerëzit e përkushtuar dhe patriot, gjithëmonë i kryejnë ose përmbushin borxhet ose obligimet e tyre materiale, morale, profesionale dhe të tjera ndaj kombit dhe atdheut kur ata e kanëmëse vështiri dhe kur kanë nevojë, në atë menyrë që të tjerët i lënë për më vonë ose nuk i përmbushin kurrë. Ata nuk shikojnë kurrë në orë ose kalendar kur janë në pyetje çështjet e njohura të kombit dhe atdheut. Të atillë e kam njohur që në fillim ose që në krye të herës z. Ilir Makolli nga Prishtina me punë dhe qëndrim të përkohëshëm në Republikën Federale të Gjermanisë.

Sot anëtar i kryesisë së Negës së LDK-së në Landin e madh gjerman të NRW-së dhe veprimtar i njohur shqiptar në këtë vend të madh. Fjalë pak, të matur, të urtë, të mençur, të përkushtuar, të kulturuar, të disiplinuar, të edukuar, të vendosur dhe angazhuar kombtarisht,politikisht dhe në të gjitha format tjera që në ditët e para të emigrimit të tij në Gjermani. Ushtar i vërtetë i kombit dhe atdheut në kuptimin e plotë të fjalës. Emrin e Ilir Makollit i cili është edhe vëllau i intelektualit dhe veprimtarit të shquar polittik nga Prishtina, respektivisht anëtarit të kryesisë së AKR-së dhe kandidat për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës, z.Vesel Makolli, e përmendin dhe lakojnë me respekt shumica e mërgimtarëve shqiptar në Gjermani. 

Do theksuar në vazhdim se z. Ilir Makolli gjatë tërë kohës ka qenë i angazhuar politikisht dhe patriotikisht në tëgjitha frontët ose drejtimet e mundshme. Duke mbajtur kontakte ose takime të vazhdueshme me zotërinjët Marjan Tunaj, Jakup Gërguri, Asllan Asllanaj dhe shumë e shumë të tjerë. Pa i harruar këtu ndihmat (donacionet) dhe angazhimet e njohura të ilir Makollit në kohën e luftës çlirimtare dhe patriotike në Kosovë dhe kështu me radhë. Iliri (Makolli) gjithashtu është edhe dashamirës dhe vëzhgues i spikatur i rrjedhave tëpërgjithshme intelektuale, letrare, kulturore, politike, diplomatike dhe të tjera në Kosovë, Shqipëri dfhe diasporë. 

Se këndejmi, me Ilirin (Makollin) me kujtohet se për herë të parë u takuam dikund në fundgushtin e vitit 1993 në Wenden të Gjermanisë. Ishte një pasdite e vonë verore me vapë të madhe në Wenden të Gjermanisë... Vapa e madhe e stinës së verës së bashku me mallin dhe nostalgjinë e pashuar për familjen, farefisin, kombin dhe atdheun e ndodhur nën pranga dhe zinxhirë, atëbotë sikur kishin zënë të tundëshin dhe dridhëshin fuqishëm nëdritat e syve si dhe dikund thellë në shpirtërat dhe ato zemra të zhuritura dhe tufllanisura të shumë refugjatëve ose strehimkërkuesve shqiptar të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat