“Virgjëresha holandeze”

Kultura

“Virgjëresha holandeze”

Më: 27 maj 2017 Në ora: 23:17
Ilustrim

Botimi i romanit “Virgjëresha holandeze” shqipëruar nga Albana Shala solli në Tiranë shkrimtaren holandeze Marente de Moore me një kënaqësi të dyfishtë.

“Jam vërtetë e nderuar dhe disi e përulur për librin të cilin e kam shkruar në intimitetin e imagjinatës dhe mendjes time që po udhëton dhe po më kap mua prej dorë për të udhëtuar dhe po më çon në vendin e një prej shkrimtarëve të mi të cilin e kam idhull, Ismail Kadare”, u shpreh De Moor.

“Virgjëresha Holandeze” është një roman i brishtë dhe sensual, që përshkruan me hollësi vragat që mund të lërë lufta. De Moor risjell atmosferën e trazuar të një epoke si një pikë kyçe në histori, duke përshkruar me nota të gjalla pasiguritë dhe tensionet që i paraprinë Luftës së Dytë Botërore.

“Megjithëse kufijtë po bien dhe ndonjëherë ato vihen në diskutim, prap mendoj që letërsia është ajo që nëse përkthimi arrin ta bëjë mirë punën mund të jetosh njëkohësisht edhe në dy realitete. Unë jam përpjekur që të mos jem e dukshme që libri të tingëlloj shqip”, tha përkthyejsa e “Virëgjëreshës holandeze”, Albana Shala.

Kreu i shtëpisë botuese “Ditura”, Petrit Ymeri, theksoi se është fat që dy shkrimtare janë bërë bashkë për të sjellë këtë vepër në shqip. “Është padyshim një ndër autoret me shpresëdhënëse të letërsisë holandeze bashkëkohore. Këtu kemi një nga ato rastet klasike shumë të mira që një shkrimtare përkthehet nga një shkrimtare”, pohoi Ymeri.

Ndërsa për Ben Blushi, krizën e librit në Shqipëri mund ta çajnë të tilla botime. “Në krizën që është libri në Shqipëri, ky libër mund ta çaj tregun sepse pa dyshim kur të mbarojnë zgjedhjet do mendojmë më shumë për librin”, u shpreh Blushi.

Virgjëresha holandeze është nderuar me Çmimin Europian për Letërsinë në vitin 2014. Deri tani ky roman është botuar në njëmbëdhjetë gjuhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat