Dragashi organizoi garën e pehlivanëve dhe vrapimit të kuajve

Kultura

Dragashi organizoi garën e pehlivanëve dhe vrapimit të kuajve

Më: 19 qershor 2017 Në ora: 07:21
Pehlivanët

Ndonëse kësaj here moti nuk ishte i përshtatshëm, kjo nuk e pengoi zhvillimin e garave tradicionale të pehlivanëve në Dragash, të cilat organizohen për nderë të Ditës së Çlirimit.

ë këto gara morën pjesë mundësit më të shquar nga vendi dhe shtetet fqinje, duke iu dhuruar shikuesve opojanë dhe jo vetëm, një spektakël emocionues.

Në fund u shpërblyen fituesit, ku nga kategoria “Dora e parë” fitoi i pamposhturi, Egzon Shala (Kosovë) ndërsa vendin e dytë e fitoi, Vladimir Boban (Maqedoni).

Në kategorinë “Dora e dytë”, vendin e parë e zuri, Baki Ramazani (Maqedoni), ndërkaq në kategorinë “Dora e tretë”, vendin e parë e zuri, Veli Susuri (Kosovë).

Gjithashtu u zhvilluan edhe garat tradicionale të vrapimit të kuajve që mbahen çdo vit.

Garat u zhvilluan në një atmosferë sportive dhe u përcollën nga shumë qytetarë, por të pranishëm ishin edhe drejtuesit e Komunës së Dragashit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat