PriFest sjell 3 premiera botërore të filmit të metrazhit të shkurtër

Kultura

PriFest sjell 3 premiera botërore të filmit të metrazhit të shkurtër

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 18:04
ilustrim

PriFest shpalos programin garues të filmave metrazh i mesëm (Middle Length), ku sjell 3 premiera botërore në këtë kategori.

Festivali më i madh Ndërkombëtar i Filmit në vend, PriFest, që do të ketë edicionin e 9-të në korrik, bëri publik sot programin e parë të filmave në mes gjithsej 10 programeve të ndryshme që ka ky festival.

Bëhet fjalë për programin garues të filmave Middle – Length (metrazh i mesëm) që do të sjell për publikun në Prishtinë gjithsej 13 filma nga mbarë bota, prej tyre 3 premiera botërore, të cilat shfaqen për herë të parë para publikut para se të shfaqen kudo në botë, si dhe 1 premierë ndërkombëtare, 1 premierë Europiane, 4 regjionale dhe të tjerat premiera , të gjitha do të shfaqen për publikun tone për herë të parë.

“The kite that flies on its oën” film nga Gjermania, si dhe “Tisa” dhe “Once upon a time in Kosova” filma nga Kosova janë titujt e premierave botërore, të cilat do të shfaqen në programin Middle - Length, bashkë me projekte tjera nga vende të ndryshme të botës si nga Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Zvicra, Belgjika, Irani, Israeli, Republika Çeke, dhe nga Kosova.

Të gjithë filmat në këtë program do të garojnë dhe vlerësohen nga juria ndërkombëtare për të marrë çmimin Silver Goddess (Hyjnesha e Argjendtë).

Më poshtë gjeni lineup-in e plotë për programin Middle Length në PriFest 2017:

1.    KITE THAT FLIES ON ITS OËN, Gjermani, Premiere Botërore

2.    ONCE UPON A TIME IN KOSOVA, Kosovë, Premiere Botërore

3.    TISA, Kosovë, Premierë Botërore

4.    THE MIGHTY BIGORNE, Francë, Premierë Ndërkombëtare

5.    AVA IS GOING TO BE AN ORPHAN, Iran, Premiere Europiane

6.    CONFECTION, Britani e Madhe, Premiere Regjionale

7.    THE ISLAND, Republika Çeke, Premierë Regjionale

8.    SPARTA, Francë, Premirë Regjionale

9.    DOT, Gjermani, Premierë Regjionale

10.  NAKED, Israel, Premierë 

11.  LA FEMME ET LE TGV, Zvicër, Premierë 

12.  THE SUMMER MOVIE, Francë, Premierë 

13.  TERRIER, Gjermani, Premierë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat