Na mungon me penën tuaj

Kultura

Na mungon me penën tuaj

Nga: Islam Fejzullahu Më: 28 qershor 2017 Në ora: 20:38
Teki Dervishi

Shumë kohë kaluan e u bënë gjashtë vjet
Që kur na ike në amshim dhe përjetësi
Në ato letra ku shkruaje tani të bardha kanë mbetë
Nuk kanë vlerë shkrimet ¨qe shkruhen pa ty

Drejtor i nderuar i gazetës Botasot
Ne te cilen skaliteshin shkrimet e tua
Editoriali pa ty sikur nuk plotësohet dot
Kurr shkrimet editoriale ska me tu harrua

Punove edhe drama,punove edhe shkrime
Të cilat do mbesin kujtim dhe punim i pa harruar
Me ato punime tuaja njerzit kalojnë kohëlexime
Ato punime tuaja mbesin burim i pa hargjuar

Të qoftë i lehtë dheu i kësaj toke qete lindi
I Kosovës tënde qe shum qka i dhurove
Lavdi asaj nëne me ëndje qete rriti
Lavdi prej neve te gjithve  per veprat qe nai dhurove.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat