Çmimi i shitblerjes arriti shumën 18.5 milionë euro

Kultura

Çmimi i shitblerjes arriti shumën 18.5 milionë euro

Nga: Kalosh Çeliku Më: 12 korrik 2017 Në ora: 11:20
Kalosh Çeliku

Dhjetë ditë më vonë, po në të njëjtin E –mail, në të të cilin m’u paraqitë ditë më parë Edashura Susan, sot përmes E -mailit më parqiteshte avokati im “i dashur” (?!) i panjohur, dhe mora këtë ofertë:

 

I dashur mik

Unë jam avokati personal i të afërmit tuaj, i cili tani është vonë me një familje apo të afërm të panjohur, po ju mbërrita për shkak të depozitës së tij të majtë me vlerë 18.5 milionë euro, me një nga bankat kryesore këtu në Lome Togo, Klienti im i vonuar ishte nga vendi juaj dhe ndan të njëjtin emër me familjen tënde.

Banka më ka lëshuar një njoftim për të siguruar të afërmit, Ju lutem përgjigjeni me informacionin e mëposhtëm nëse jeni të interesuar të vazhdoni me mua.
 
Emri yt i plotë, Numri juaj i telefonit, Mosha juaj.

Unë pres që përpara se të dëgjoj sa më shpejt që të jetë e mundur Nëse jeni të gatshëm të vazhdoni me mua.

Me respekt,

Efedi Ututu.Esq.

Mesazh plot gabime teknike e gjuhësore, me siguri i  përkthyer me Google në gjuhën  shqipe. Ofertë e harxhuar gjatë fushatës parazgjedhore (2013) për të cilën “Brate Lube” (Vëllai Lube), për pak para (200,000 euro), ose pak më tepër) i hëngri disa vite burg. “Çmim” që sot mua pas të Dashurës Susan (5.000.000 dollarë) mu rritë në 18.5 miljon euro. Nuk ka problem, rrethanat e mia krijuese në shtetin e “përbashkët” jugosllav më kanë përgaditur edhe për këto oferta provokative “artistike”. Arrita deri diku mes rreshtave ta lexoj dhe kuptoj avokatin si ofertë miqësore nga larg. Jeta ime në Luftën me penë më kishte kalitur edhe në këto dyluftime ballë për ballë me “miqtë”.

“Humanitarin artistik” të këtyre ofertave materiale pa djersë dhe gjak familjar shqiptar në Ditën e Sotshme, duhet marrë me rezervë, mu si dikur në sistemin e egër komunist jugosllav, ose sot Neokomunist. Qëllimi propagandistik provokativ politik - “fetar”, qëndronte në tjetër vend (komitet pilicor komunist Neojugosllav), Kodër pas bregu. Mos them pas Kodre, mes lisave të Livadhit Madh, rrëzë Çukës me kokat në Qiell. E pak veta i shohin matanë bregut në Lëndinë, si Muhamedi a. s. (filosof) dhentë si kope me Bariun me fyell. Pamarrë parasysh, që sot Unë  si Poet sulmohem  edhe fizikisht në mes të Ditës Madhe  para syve të Diellit me rreze në Shkup, se: gjoja në shkrimet e mia publicistike e kam ofenduar Muhamedin a. s. E keni gabim, o “politikanë e muslimanë” shqiptar me këmbët dhe trutë në legen!

E di se, sipas librave fetar që i kam lexuar deri më sot dhe ligjëratave të hoxhallarëve në xhami, matanë malit Muhamdi a. s.  e ka parë një Bari me dhenë. E kur i ka pyetur Pejgamberi Fundit besimtarët se, a e shihni ju Bariun me dhenë pas asaj kodre, që sipas këngës popullore shqiptare shumë aktuale, ende herë pas here e dëgjoj me kënaqësi në Radio Shkupi: Dhentë e mia, kush i do,/ se do  loz me Miken -o? Besimtarët myslimanë i janë përgjigjur njëzëri: jo! E, atëherë si më besoni ju mua si Muahmed a. s. se: Unë e shoh bariun me dhenë, kur ju nuk e shihni me sy matanë kodrës?! Besimtarët, iu përgjigjën njëzëri: Muhamedi a. s, Profeti ynë nuk rrenë.

Pajtohem, deri diku si Bari i dhenëve, që turren pas kripës. E, a i besoni Azreti Ali Ahmetit si bari i BDI –së me delet e nënkryeme kokë më kokë në vathë të Qeverisë mes fushe?! Përgjigjen e pres nga “xhemati” i BD –isë. Dhe, ia lëmë të Nesërmes.

Sidoqoftë, Lufta vazhdon me penë. Fushëbetejë artisitike në të cilën kanë rënë dëshmorë shumë gra azgane e burra mejdani.

Zoti na ndihmoftë! Edhe, Natyra! Vetëvetja Shqiptare…

Pergjigje:

I dashuri mik, avokat!

Faleminderit, për ofertën materiale. Edhe, Bankën që ka lëshuar një njoftim për t'i sigurur të afërmit e mi familjar si pasardhës. Përmëtepër, Mua si Poet shqiptar.

Unë, e pranoj jam shkrimtar “nacionalist” shqiptar. Dhe, nuk kam nevojë për aq shumë para (18.5 milion euro “artistike”). Gjithë jetën time e kam siguruar me djersën e Babait. Dhe, nga Lufta ime për Liri me penë dhe gjak në libra.

Prandaj, sipas mundësive me pajtimin tim si Shkrimtar, ato para të trashëguara nga i afërmi im, lirisht derdhni në një fond letrar: ÇMIM LETRAR NDËRKOMBETAR për letërsi, që do t'u ndahet për çdo vit personaliteteve me vlera të arritura artistike...

P. S.

Pas këtij propozim – pajtimi, ende nuk kam përgjigje nga avokati, “mik i dashur”:  Efedi Ututu.Esq. Edhe, sot e kësaj dite. Nesër, me siguri lexuesit besnik: Nëse, më përgjgjet  avokati do ta publikoj edhe përgjigjen e tij si avokat “mik”...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat