Ligjëratat “cool” në seminar

Kultura

Ligjëratat “cool” në seminar

Më: 15 gusht 2017 Në ora: 20:51
Bardh Rugova dhe Rrahman Paçarizi

Profesorët Rrahman Paçarizi dhe Bardh Rugova kanë ligjëruar këtë të martë të veshur në mënyrë jokonvencionale.

Paqarizi ka vendosur që të dalë i veshur në një fanelë para pjesëmarrësve të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare, për t’i nderuar fillimisht ata që ia bënë dhuratë.

Me veshje jo konvencionale është paraqitur edhe profesori, Bardh Rugova, që ka zgjedhur ta ketë në fanelë ikonën e asaj që quhet muzike rebele.

Sipas Paçarizit, i cili për here të 14 ligjëroi në këtë seminar kjo ide ka rrjedhur krejt spontanisht dhe është bërë me qëllimin që të krijohet një afërsi me publikun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat