Studenti nga Kosova zbulon alfabetin e humbur shqiptar

Kultura

Studenti nga Kosova zbulon alfabetin e humbur shqiptar

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 14:58
Edon Muhaxheri

I diplomuari në akademinë e ilustrimeve MICA MFA, Edon Muhaxheri, ka prezantuar si temë të diplomës për master alfabetin e lashtë shqiptar të cilin e ka paraqitur me një font të digjitalizuar të quajtur Albanian Helvetica.

Qëllimi i këtij projekti është që të promovohet përdorimi i këtij alfabeti dhe përdorimi i këtyre fonemave. Ai ka fituar bursë të plotë për studime në këtë akademi prestigjioze në Maryland, dhe këtë vit ka diplomuar për master. Gjatë studimeve të tij ai u interesua për shkrimet e lashta, dhe studimin e makinave të cilat përdoreshin për shkrim në shekujt e mëparshëm.

Studimet e tij e çuan deri tek muzeu i edukimit në Shqipëri, ku atje gjeti një skript me alfabetin e lashtë shqiptar të publikuar në vitin 1844, i cili mendohej se kishte humbur dhe që atëherë është zëvendësuar me alfabetin Latin që përdorim sot. Që prej zbulimit tij, Muhaxheri kishte vendosur që të ri dizajnonte alfabetin me një stil më të kuptueshëm për lexuesit, transmeton KosovaPress.

Gjuha shqipe është një prej gjuhëve më të vjetra në Evropë, duke datuar qe 5000 vjet, mirëpo ajo e shkruar ishte në mungesë deri në vitin 1844. Falë zbulimit të tij studenti nga Kosova, ka marrë ftesë nga kryeministri shqiptar për të prezantuar zbulimin e tij. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat