Lashtësia e gjuhës shqipe nxit të huajt ta mësojnë atë

Kultura

Lashtësia e gjuhës shqipe nxit të huajt ta mësojnë atë

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 17:07
Seminari i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare.

Dëshira e madhe për të folur dhe studiuar gjuhën shqipe, është sfida që shumë të huaj kanë vënë para vetes. Madje interesimi i madh i ka shtyer ata të vijnë në Prishtinë për të ndjekur seminarin e Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare.

Për shumicën nga ta gjuha shqipe vlerësohet të jetë historia vet.

Maria Peeva nga Bullgaria, ka thënë për kp, se ishin librat e Ismail Kadaresë që i zgjuan interesimin për të njohur kulturën shqiptare.

Peeva: Nga librat e Kadaresë u mësova të njoh kulturën shqiptare

“Si studente i kam lexuar librat e Ismail Kadaresë. Nga librat e tij  u frymëzova për traditat dhe kulturën shqiptare dhe kam pasur dëshirë të mësoj shqipen që të bëhem shkencëtare dhe të merrem me studimin e folklorit shqiptar”, tha ajo.

Image

Ajo tregon se dëshira për të studiuar folklorin shqiptar nuk e ka ndalur për të mësuar gjuhën shqipe, përkundër asaj se ka pasur vështirësi përgjatë rrugës.  

Peeva: Gjuha shqipe është shumë e pasur dhe shumë e vjetër

“Kam filluar studimet e gjuhës shqipe në degën e Ballkanistikes më 2005, në Universitetin e Sofies të Bullgarisë. Gjuha shqipe është tepër e vështirë, posaçërisht gramatika e saj, foljet, trajtat e shkurtra janë shumë të vështira. Gjithashtu edhe variaritetet e shumta të gjuhës shqipe. Është një gjuhë shumë e pasur dhe shumë e vjetër dhe akoma has në vështirësi në përvetësimin e gjuhës shqipe”, tha ajo përderisa shtoi se në fshatin Madrica, i themeluar qysh në shekullin 17-të, edhe në ditët e sotme vazhdon të flitet gjuha shqipe", tha ajo.

Për amerikanin me prejardhje shqiptare, Christopher Tushajn, ka qenë dëshira e tij e madhe për ta folur gjuhën e të parëve që e ka nxitur ta mësoj gjuhën shqipe. Madje ai nuk është ndalur me kaq, ka shkuar në Tiranë që të studiojë për histori.

Tushaj: Kam marrë përsipër që të mësojë shqipen

“Kam prejardhje shqiptare, mundesh me e pa këtu ku kam varësen, e mbaj gjithmonë me vete edhe kur flisnin shqip në shtëpi nuk i kuptoja... dhe kam marrë përsipër që të mësoj shqipen. 2’58” Jam lindur e rritur në një shtëpi që ka folur anglisht gjatë gjithë jetës time. Në fakt jam në Tiranë tash 14 muaj dhe jam student masteri në Fakultetin e Tiranës”, tha ai.

Image

Është Tomislav Peruši? nga Subotica, që mban raporte shumë të mira me shqiptarët saqë atë e thërrasin me emrin shqip  Lulzim. Ai thotë se një ditë do të shpërngulet në Prishtinë pasi që dëshiron të studioj këtu.

Peruši?: Shqiptarët kanë qenë këtu gjithmonë

“Së pari jemi fqinj dhe për mua nuk është e pranueshme të mos dimë asgjë për shqiptarët, ose të këqijat. Ne dëgjojmë vetëm lajme të këqija... 6’19” Unë nuk i besoj propagandës në lajme. Unë gjithmonë kam dëshirë të shoqërohem me shqiptarët. Edhe gjuha shqipe.. është sikur historia e gjallë. Gjuha shqipe tregon histori të lashtë. Pra fjalët që shkruajnë nga periudha romake, ka shumë fjalë nga Greqia e lashtë, kjo do të thotë se shqiptarët kanë qenë këtu gjithmonë, së paku nga periudha greke apo romake”, tha ai.

Image

Sa i përket hezitimit të disa seminaristëve serbë për të dhënë prononcime, ai ka thënë se është frika ajo që i shtyn të reagojnë në këtë mënyrë. Përderisa bënë thirrje që brezat e rinj të punojnë për të ndryshuar situatën aktuale.

Peruši?: Serbët kanë frikë nga paragjykimet, por zgjidhja fillon me ne

“Me siguri ata kanë frikë për shkak të shoqërisë në Serbi, për shkak të prindërve, për shkak të paragjykimeve. Mund të them se është pak e rrezikshme në Serbi. Nëse ju shoqëroheni me shqiptarët dhe ju pranoni Kosovën si shtet, shtet të pavarur, ju do të keni probleme dhe nëse kërkoni punë do të gjeni pengesa... Situata nuk do të ndryshohet pa ne, duhet të fillojmë nga ne, pra zgjidhja fillon nga ne... Na duhet guxim që të bëjmë hapin e parë”, u shpreh ai.

Ndryshe, punimet e Seminarit të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare po vazhdojnë të mbahen sipas programit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat