Devqa: Ekspozita do të bëhet tradicionale

Kultura

Devqa: Ekspozita do të bëhet tradicionale

Më: 19 gusht 2017 Në ora: 19:52
Ekspozita ne Stançiq

Shoqëria e artistëve figurativë “Art Plus”, sot për herë të parë ka mbajtur ekspozitë në Stançiq, ku janë paraqitur punimet e piktorëve të saj.

Muedin Abazi, një prej organizatorëve dhe njëherësh pjesëmarrës i ekspozitës, ka thënë për KosovaPress se me hapjen e pikës kufitare në Stançiqi, ky event do të zgjerohet edhe në pjesën e Maqedonisë.

Abazi: Shoqëria e artistëve do të zgjerohet edhe në Maqedoni

“Meqenëse gjendemi në Stançiq, është do më thënë pika kufitare me Maqedoninë, shpresojmë që me hapjen e kufirit me Maqedoninë, Shoqëria e Artistëve do të zgjerohet edhe në pjesën e Maqedonisë. Unë në këtë koloni kam para qitur katër piktura, të punuara nga akriliku dhe vaj, po ashtu kemi punuar edhe skica të ndryshme”, tha Abazi.     

Behar Devqa, një ndër themeluesit e Shoqërisë artistike figurative “Art Plus” dhe iniciator i ekspozitës, theksoi se qëllim kryesor i tyre është që kjo ekspozitë të bëhet tradicionale.

Ai me këtë rast u ka bërë thirrje artistëve nga të gjitha trojet shqiptare që të jenë pjesë e kësaj ekspozite në të ardhmen.

Devqa: Ekspozita do të bëhet tradicionale

“Kemi ardhur këtu në Stançiq dhe jemi duke e bërë një koloni që shtatë ditë. Sot është dita e shtatë. Jemi duke u habitur dhe duke u magjepsur nga këto pamje që shihen nga kjo lartësi. Kemi bërë disa piktura këtu. Unë personalisht i kam bërë katër piktura, disa natyra të qeta dhe portrete. Do të vazhdohet edhe viteve tjera dhe do të bëhet tradicionale. Kemi dëshirë që të ftojmë sa më shumë artistë prej trojeve shqiptare, pse jo edhe artistë ndërkombëtarë”, tha Devqa. Ekspozita është mbajtur në Kullën Ukaj në Stançiq. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat