Festivali i V-të, Mbarëkombëtar Folklorik “Rapsha 2017” - Vitojë Tuz

Kultura

Festivali i V-të, Mbarëkombëtar Folklorik “Rapsha 2017” - Vitojë Tuz

Nga: Beqir SINA - New York Më: 22 gusht 2017 Në ora: 15:22
Foto nga Festivali i V-të, Mbarëkombëtar Folklorik “Rapsha 2017

Bruçi : “Përfundoi festivali mbarëkombëtar "Rapsha 2017" edicioni i 5-të, organizuar në Vitoje të Tuzit ( në territorin administrativ të Malit të Zi, por si një vijimësi e krahinës Malësi e Madhe). Një organizim mjaft i mirë i atyre që e duan folklorin dhe traditat shqiptare dhe nuk presin shpërblimin monetar për punën e bërë. Festivali u mbështet nga donacionet e emigrantëve. Mbi 20 shoqëri kulturore u ngjitën në skenën e festivalit, i cili ka bashkuar artistë nga të gjitha trojet ku jetojnë shqiptarët. Kanë udhëtuar drejt Vitojes nga: SHBA, Lugina e Preshevës,(Bujanoci) Maqedonia, Malësia (Mali i Zi) Kosova, Shqipëria, etj. Për 3 netë me radhë u paraqit para rreth 3500 spektatorëve vlerat më të mira të këngëve dhe valleve shqiptare, në hijeshinë e bukurinë e kostumeve të dhjetra krahinave pjesëmarrëse në këtë manifestim mbarë kombëtar në “Rapsha 2017”. Risi e këtij viti ishte dhe prezenca e Arberëshëve të Italisë, të cilët zunë vendin e 3 në konkurim. Fitues i vendit të parë ishte Ansambli Autokton Rugova nga Kosova.” 

Të dielën përfundoi me shumë sukses Festivali i V-të, Mbarëkombëtar Folklorik “Rapsha 2017”, i cili mbahet për çdo vjet në Vitojë , komuna interurbane e Tuzit, krahina shqiptare Malësi e Madhe, në Mal të Zi, në javën e fundit të muajit Gusht, kësaj rradhe nga data 18, 19, 20 Gusht.

Në tri netë program njoftuan rrjetet sociale nga festivali, u paraqitën rreth 500 artistë nga 27 grupe folklorike që vinin nga të gjitha trevat shqiptare përfsihrë edhe disa grupe nga diaspora e largët, Ausrtalia, Kanadaja dhe SHBA, ku mund të veçohet në mesin e tyre edhe SHKA “Bashkimi Kombëtar” nga Nju Jorku, me drejtues Gjergjë Dedvukaj, dhe ai i pjesëmarrëjes së Ansamblit të Arbereshëve të Italisë.

Image

Përveç Ansamblit të Arbereshëve të Italisë, ajo që ka trëhequr vëmendjen dhe është duartrokitur nxehtësisht, ka qenë edhe 7 vjeçarja shqiptare nga Malësia e Madhe – Valentina Ivezaj – e lindur dhe me banim në Neë York, por që flet dhe këndon shqip si Zana e Malit.

 Valentian është një vajzë e bukur, kjo si të gjithë fëmijët e gjinisë Arbënore, të cilën ne e kemi parë shpesh her të veshur me ato kostumet karaktaristike t? folklorit të asaj treve – fustanet me Xhubleten dhe plisin e bardhë, lidhur prej mesit me rrypin e leshtë, që na ka dhuruar gjithmonë emocione të shumta, duke kënduar nëpër skenat e festivaleve Shqiptare, të organizuar prej Qendrës Kulutrore “Nëna Tereze”, dhe çdo veprimtari tjetër në komunitet, festa e ceremoni të tjera, me këngën “Jam Malsore Jam Shqiptare”, të cilën ajo e ka kënduar edhe në festivalin e Rapshës 2017.

Për këtë festival këto ditë, në rrjetin social FB, protalet e ndryshme, kanë postuar fotografitë dhe shkrime rreth këtij manifestimi mbarëkombëtar duke thënë se në këtë manifestim pas parakalimit rrugëve të Tuzit, u prezantuan grupet pjesëmarrëse si :  SHKA “Ded Gjon Luli”, Treboin- Malësi e Madhe, Ansambli Arbëresh “Shkambi e Shkëndia” Kalabri- Itali, grupi polifonik “Luxheria”- Luxheri, “Katarina Josipi- Zym Prizren, SHKA “Skampa” – Elbasan, Ansambli “Gurra e Kurbinit “- Laç, SHKA “Gurra e Luginës” Bujanoc.

Ata thonë se organizator i këtij manifestimi mbarë kombëtar kulturor folklorik edhe kësaj rradhe ishte krijuesi dhe organizatori i përvjetshëm Shoqëria Kukturore Artistike “Rapsha” nga fshati Vitojë, Komuna interurbane e Tuzit, Malësi.

Image

Grupet që morën pjesë në këtë festival, simbas pjesëmarrësve në këtë manifestim të vlerave tona kombëtare foklorike, erdhën dhe prezantuan për tre netë me rradhë, të gjitha bukuritë e kostumeve, valleve dhe këngëve folklorike, apo instrumenteve muzikorë, duke dëshmuar edhe në këtë festival - si gjithë të tjerët që mbahen për çdo vjet në Shqipëri, Kosovë, dhe në viset e tjera shqiptare, atë përkujdesjen e vyer për të ruajtur këtë margaritar të pasur që vejn nga foklori ynë burimorë.

Dhe, kështu nën organizimin e Shoqërisë Kulturore Artistike “Rapsha”, për të pesten herë me radhë, filloi Festivali Mbarëkombëtar "RAPSHA 2017" në Vitojë - Tuzë, do të shkruante në llogarinë e tyre në Facebook, gazetar, dhe pjesëmarrës, duke shtuar se Drejtor i Festivalit të V-të, Mbarëkombëtar Folklorik “Rapsha 2017”, simbas pjesëmarrësve ishte Lucë Junçaj, i cili njëherit është edhe drejtues i SHKA “Rapsha”.

Mes atyre që kan lën shënime për këtë festival ishte shkrimtari dhe publicisti Xheladin Zenelin, ish deputet shqiptar në parlamentin e parë demokratik në Malit të Zi, dhe ish kryetar i shoqatës shqiptaro-amerikane “Ana e Malit” në Nju Jork. 

Zeneli duke sjell pjesë nga kujtimet e tij nga ky festival, thotë se e ka pasë për nder që që të marr pjesë në edicionin e kaluar të Festivalit Mbarë-kombëtar " Rapsha”, që u mbajt në Vitojë në vitin 2013 , duke shtuar se Festivali i radhës " Rapsha 2017" po mbahej këto ditë gushti 18, 19, dhe -20 Gusht 2017.

Ai shkruante në llogarinë e tij në facebook, se në këtë Festival merrnin pjesë me dhjetra Shoqëri Kulturore Artistike, nga të gjitha trevat etnike shqiptare si dhe nga diaspora dhe sipas tij ky është një ndër festivalet më të mëdha që organizohet jashtë shtetit amë- Shqipërisë, dhe, gjithësesi festivali më i madh dhe më i organizuar që mbahet në trojet etnike shqiptare në Mal të Zi.

Madje Zeneli ditën e parë të këtij manifestimi lëshojë edhe një “thirrje” duke i sygjeruar bashkëvendasit e tij nga kjo trevë, që momentalisht gjindeshin me pushime verore në Anë të Malit dhe Ulqin :” që këto ditë t'ju bashkangjiten mijëra shikuesve të tjerë në Vitojë dhe të bëhen pjesë e një shfaqjeje, atmosfere dhe prezantimi spektakular të folklorit,veshjeve e këngëve popullore dhe si i tillë të bëhen pjesë e një prezentimi të jashtëzakonshëm i artit e kulturës mbarëkombëtare”.

Image

Kurse, gazetarja e talentuar nga Shkodra e Televizionit, TV1 Channel, Kozeta Bruçi, gazetarja që e njohin të gjitha manifestimet mbarë kombëtare të këtyre trevave, duke premtuar se do të sjellë edhe një reportazh tjetër me të zgjeruar dhe më detajuar nga Festivali i V-të, Mbarëkombëtar Folklorik “Rapsha 2017”, shkruan në statusin e saj personal në Facebook se: 

“Përfundoi festivali mbarëkombëtar "Rapsha 2017" edicioni i 5-të, organizuar në Vitoje të Tuzit ( në territorin administrativ të Malit të Zi, por si një vijimësi e krahinës Malësi e Madhe). Një organizim mjaft i mirë i atyre që e duan folklorin dhe traditat shqiptare dhe nuk presin shpërblimin monetar për punën e bërë. Festivali u mbështet nga donacionet e emigrantëve. Mbi 20 shoqëri kulturore u ngjitën në skenën e festivalit, i cili ka bashkuar artistë nga të gjitha trojet ku jetojnë shqiptarët. Kanë udhëtuar drejt Vitojes nga: SHBA, Lugina e Preshevës,(Bujanoci) Maqedonia, Malësia (Mali i Zi) Kosova, Shqipëria, etj. Për 3 netë me radhë u paraqit para rreth 3500 spektatorëve vlerat më të mira të këngëve dhe valleve shqiptare, në hijeshinë e bukurinë e kostumeve të dhjetra krahinave pjesëmarrëse në këtë manifestim mbarë kombëtar në “Rapsha 2017”. Risi e këtij viti ishte dhe prezenca e Arberëshëve të Italisë, të cilët zunë vendin e 3 në konkurim. Fitues i vendit të parë ishte Ansambli Autokton Rugova nga Kosova.” 

Ndërkohë, kolegja jonë nga Shkodra , Kozeta Bruçi, thotë në fund të shënimit në llogarinë e saj në Facebook, rreth këtij festivali; “se detajet e festivalit dhe intervistat me grupet pjesëmarrse, dhe protagonistë do të keni mundësinë t'i ndiqni së shpejti në emisionin "Pusho shqiptarçe" të TV1 Channel në Shkodër,”  drejtuar prej saj. 
Për datën dhe orën do t'ju njoftojmë sapo reportazhi të jetë gati. Ju urojmë shikim të këndshëm! deri në trasnmetimin e saj” përfundon Kozeta Bruçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat