Heroit tonë kombëtar, mos mi vishni petk fetar!

Kultura

Heroit tonë kombëtar, mos mi vishni petk fetar!

Nga: Zyra Ahmetaj Më: 18 shtator 2017 Në ora: 08:36
Skenderbeu

Heroin tonë kombëtar,

mos ma quani katolik;

mos mi vishni petk fetar

ta zvogloni, aq ligsishtë!

Mos mi bëni coroditje,

të thoni luftoi për fe

Ai qe luftëtar me bindje

për bashkim, në tërë Atdhe.

Pat flamurin me shqiponjë;

as me kryq dhe as me hënë

Flamurin e Kombit tonë

që përjetsisht AI na e ka lënë.

Kur erdhi në Kala të Krujës,

nuk tha "Këtu e gjeta kryqin".

Tha:-Lirinë s'e solla unë;

E gjeta këtu mes bijve të Shqipes.

Veç liri, solli dhe gjeti;

-strateg lufte me ushtri,

Ai nuk pati punë me klerin,

as me hoxhë,as me xhami.

Gjergji ynë liftoi me bindje,

për lirinë e Ilirisë,

Do të njifet vec i tillë:

-Legjendar i Shqipërisë

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat