Festivali i Gjelbër, senzibilizim për kursim të energjisë

Kultura

Festivali i Gjelbër, senzibilizim për kursim të energjisë

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 10:57
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj

Ka nisur edicioni i dytë i Festivalit të Gjelbër i cili ka për qëllim sensibilizimin e kursimin e energjisë dhe rritjen e efiçiencës.

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj tha se ky festival ka rol në sensibilizimin e njerëzve për rëndësinë e madhe të ruajtjes së mjedisit.

 Sipas saj shteti përveç  sfidave të zhvillimit po përballet edhe me ndotjen e ambientit.

Reshitaj tha se  një vend të veçantë dhe të rëndësishëm të masave preventive ka edhe ekonomia e gjelbër që mundëson progres ekonomik duke ruajtur natyrën dhe shëndetin e njeriut.

 “Qeveria e Kosovës dhe Ministria  ka për synim që të mbështes projekte  që kanë për qëllim ripërtëritjen e energjisë , riciklimin e mbeturinave, trajtimin e ujërave të ndotura. Duke mbështetur këto projekte synojmë që të krijojmë  përmirësimin e gjendjes së mjedisit në përgjithësi”, tha Reshitaj.

 Koordinatori i Zyrës së Sfidave të Mijëvjeçarit, Petrit Selimi tha se javën e kaluar do të nënshkruhet marrëveshje me Amerikën "Threshold".

Sipas tij kjo   tregon angazhimin e Qeverisë amerikane për ta  ndihmuar Kosovën në vlerë prej 49 milionë dollarë.

“Kjo nismë e festivalit është platforma më e mirë ku bizneset mund të tregojë që është në hap me  kohën në zhvillimin e bizneseve të gjelbra”, tha Selimi.

 Green Festival ka për qëllim në ngritjen e vetëdijes për ruajtjen e energjisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat