“Karvani poetik” - Vala e Re Kulturore

Kultura

“Karvani poetik” - Vala e Re Kulturore

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 18:52
“Karvani poetik"

Shoqata e Shkrimtarëve “Oeneum” - Tetovë, në periudhën shtator - tetor e organizon manifestimin letrar - poetik “Karavani poetik”, në saje të Valës së Re Kulturore, një projekt i mbështetur nga Ministria e Kulturës së Maqedonisë. Pra, organizatorë i projektit “Karavani poetik” është Shoqata e Shkrimtarëve “Oeneum” nën udhëheqjen e kryetares së shoqatës, Zejnepe ALILI REXHEPI.

Manifestimi do realizohet në tre qytete: Dibër (28.09.2017), Kumanovë (07.10.2017) dhe Manastir (12.10.2017), edhe atë, në formën e karavanit, me ç’rast poetët që do të vijnë nga disa qytete të vendit, si: Kumanova, Shkupi, Tetova, Gostivari, Kërçova, Dibra..., do të interpretojnë në Orën poetike “Odeoni i fjalës”. Në këtë takim poetik, midis poetëve nga qytete të ndryshme, si dhe poetëve - anëtarë të Sh. Sh. “Oeneum” do të shkëmbehen përvoja letrare e poetike gjatë aktiviteteve në Dibër dhe në Kumanovë, ndërsa në mbrëmjen përmbyllëse të manifestimit në Manastir, ata do të shpërblehen me Mirënjohe/Plaketa OENEUM.

Mysafire e manifestimit do të jetë edhe artistja e mirënjohur, Margarita Xhepa, sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës së Maqedonisë, z. Valmir Aziri, si dhe dashamirë të tjerë të artit poetik dhe vlerave kulturore.

Programi përmbushet edhe me një tryezë letrare, përurim librash, interpretime muzikore, si dhe vizitë në Muzeun e Manastirit, ku poetët do të mirëpriten nga drejtori i Muzeut, z. Nuer Arsllani.

Me këtë rast, Në Kumanovë, do të bëhet përurimi i librit “Pas gjurmëve të fjalës” (vepër kritiko - letrare) e pedagoges, poetes, studiueses dhe kritikes, Dr. Zejnepe Alili Rexhepi, për të cilën do të referojnë shkrimtarët: Ibrahim Kadriu, Ramadan Mehmeti dhe Hasan Qyqalla, redaktor dhe recensentë të veprës. Gjatë aktivitetit në Dibër do të mbahet dhe një tryezë letrare, ku poetët do të diskutojnë rreth temës “Poezia - metafora e shpirtit”, ndërsa ligjëruese do të jetë Mr. Vjollcë Berisha (ligjëruese në Universitetin e Tetovës).

Manifestimi do të ketë edhe një program të ngjeshur artistik, nga ansamble të ndryshme, si: “Triola”, “Korona” dhe “Largo Molto”,   nën udhëheqjen e mjeshtrit të muzikës Fatos Lumani.

Faleminderit anëtarëve të Shoqatës së Shkrimtarëve “Oeneum” - Tetovë, për përkrahjen e vazhdueshme që ky manifestim të del në formën më të dëshirueshme, duke prezantuar vlera arti.

Me respekt: Zejnepe ALILI REXHEPI, kryetare e Shoqatës së Shkrimtarëve “Oeneum” - Tetovë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat