Kur çelin kajsitë

Kultura

Kur çelin kajsitë

Nga: Dibran Demaku Më: 25 shtator 2017 Në ora: 10:57
Dibran Demaku

Ajo po zhveshej.Lehtë…Bukur…Artistikisht…Trupi i saj rrezëllites i prekur nga rreze të diellit të pasdites merrte një pamje magjike…Apo kështu i dukej atij.Gjithçka po ndodhte si në ënderr.Si në një ëndërr të bukur që shihet vetëm njëherë dhe nuk përseritet më…Edhe ardhja e saj edhe takimi edhe puthja e gjatë…edhe ledhatimet…
…vetëm pak çaste më parë ai kishe menduar se ajo nuk do të vinte.Dhe ishte dëshpëruar. E kishte ndjerë vetën keq.Kishte bërë tërë atë rrugë vetëm për një takim…për një ndjenjë…
…dhe ajo tash ndodhej para tij.E bukur! E freskët!E magjishme!...ajo kishte ardhur si një ëndërr e bukur…Kishte trokitur në derë lehtë-lehtë…Ai e kishte hapur derën…Ajo ashtu e bukur, e fresket dhe e qeshur ju kishte hedhur në përqafim…Ishin puthur gjatë,gjatë dhe me etje…Sikur në buzët e njëri-tjetrit kërkonin freskinë e zemrave të zhuritura nga malli…
…dhe ajo tash po zhvishej…Trupi i saj i bukur dhe i freskët po mbetej pa asgje mbi vete…Mbi trupin e zhveshur të saj binin ca rreze të diellit të pasdites dhe kur takoheshin me ca djersë qe ende shkelqenin në lëkurën e saj formonin ngjyra ylberi!...Ajo po e shikonte me një buzëqeshje… buzëqeshje e magjishme dhe joshese…Fytyra e saj e skuqur mbase nga rrezet ylberore dukej edhe me e fresket dhe me e bukur…Ajo bukuri e magjishme para tij priste puthje,përkëdhelje dhe…
Buzët e tij ishin ngjitur mbi lëkurën tërë djersë të qafeës së saj…Në buzë kishte ndjerë shijen e kripës së djerësve të saj…Por aq i bënte ajo kripë…-Shpejtova-ishte justifikur ajo sikur të ia kish kuptuar mendimet atij...Edhe ajo ia kishte kthyer puthjet e saj të zjarrta në buzë,nëqafë,kudo…Dy trupa,dy zemra,dy shpirtra të zhuritur nuk donin të dinin as për djersën,as për kripën e saj në lëkurë e kudo…Putheshin me etje të pashuar…Shtrëngonin dhe e mbanin ashtu të shtrënguar njëri-tjetrin sikur të kishin frikë se nëse lëshoheshin vetëm një sekondë do ta humbnin njëri-tjetrin!...“Të kam shpirtë“-i pëshëriste ajo buzë veshit dhe vazhdonte ta puthte pa pushim.“Të kam zemër“!-ia kthente ai dhe vazhdonte puthjet…
…“Sikur të bënim një dush“!-ishte kujtuar dikur ajo…Ai sikur nuk e kishte dëgjuar,por vazhdonte puthjet…
…“Përse nxitohesh kaq shumë“?!- kishte pyetur ajo.“Unë këtu jam,nuk do të iki“!-kishte vazhduar ajo dhe e kishte puthur me zjarrë në buzë…
…“Sikur the diçka“!-ia kishte kthyer ai pasi ishte liruar nga puthjet e saj të zjarrta…
…“Thash sikur të bëjm?ë një dush para se…“! -ishte përgjigjur ajo…
…“nese e ndjen vetën më mirë përse jo“!-ia kishte kthyer ai…
…“Atëherë më liro pak që të mund të shkoj tek dushi“!-sikur iu kishte lutur ajo dhe duke qeshur e kishte puthur prapë në qafë…
…“Po unë si të bëj dush kur jam ende i veshur“?!-kishte pyetur ai derisa ajo po kalonte derën e hapur të dushit…
Ajo nuk i kishte kthyer përgjigje por duke i buzëqeshur kishte lëshuar rubinetin e ujit i cili kishte rënë me rrëmbim mbi trupin e saj…
…“Mbylle derën e dushit sepse pikat e ujit po vijnë deri tek unë“!-i kishte thënë ai derisa po provonte të zhveshej…
…“Nuk e mbyll sepse pastaj ti nuk do të vish“!-I ishte përgjegjuar ajo me një zë femëror tepër joshës…
…kishte hyrë edhe ai në dush...me kofshën e vetë kishte prekur kofshën e saj…I ishte ngritur temperatura…Ajo e kishte vërejtur ndryshimin në fytyrën e tij dhe kishte qeshur…E kishte kuptuar se atë ndryshim të fytyrës së tij e shkaktonte trupi i saj dhe dëshira e tij për ta pushtuar atë trup…
…“Pëse rri në qoshe të dushit,përse nuk afrohesh dhe të më fërkosh shpinën,kofshët“!-sikur e kishte nxitur ajo…Ai aq kishte dashur…Ishte lëshuar me tërë fuqine e tij mashkullore për ta pushtuar atë trup femre të cilin e kishte ëndërruar në qindra apo mijëra net…
…“Të thash të më fërkosh shpinën dhe kofshët dhe jo të më shtrëngosh aq pamëshirëshëm“!-sikur e kishte lutur ajo…
…“Përse je kaq delikate“!-kishte shtuar ai…
…“Nuk jam delikate,por dua rregull“!-ia kishte kthyer ajo dhe e kishte puthur me buzët e saj të njoma nga ujët qe rridhte pa ndalë…
…“Dhe cfarë thotë rregulli yt“!-kishte pyetur ai disi si I hidhëruar…
…“Rregulli im thotë që të bëjmë dush pa u shtrënguar dhe pa u ndukur sepse ato gjëra mund t`i bëjmë në shtrat,më mirë se këtu në dush ku është kaq ngusht dhe uji na rrjedh pa ndalë mbi kokë“!-dhe kishte qeshur…Ai i rrëmbyer nga dëshira e kishte puthur në mes të gjoksit të saj nëpër të cilin rridhte uji që binte nga lartë…
…“Duhet të ikë“!-sikur e kishte zgjuar një zë nga një gjumë me ëndrra e magjishme…
…“Si të ikësh…kur ne sapo u takuam“!-kishte pyetur ai i habitur…
…“ E di vetë shtrati se sa qëndruam ne në të i dashur“! ia kishte kthyer ajo dhe e kishte puthur serish…
…“Kaq shpejt“ ! -ia kishte kthyer ai…“Ky nuk ishte takim,ky ishte ëndërr“!...
…“Gjërat e bukura zgjasin gjithmonë shkurt i dashuri im,apo nuk e ke ditur“!-ia kishte kthyer ajo dhe kishte filluar të vishej…
…“Ti po ikën po unë cfarë të bëj këtu vetëm“!- sikur ishte ankuar ai…
…“Dil shëtit,shihe kryeqytetin“!-ia kishte kthyer ajo…“A po nuk ka kryeqyteti vajza e gra të tjera edhe më të bukura se unë“?!-dhe kishte qeshur…
…“Un?ë kam ardhur për ty dhe jo për vajzat dhe gratë e bukura të kryeqytetit“!-ia kishte kthyer ai gjersa rrinte ende i shtrirë në shtrat…
…“Je që je këtu në kryeqytet,dil e kënaqu me të bukurën,sepse e bukura kurrë nuk të merzitet“!-kishte shtuar ajo…
Ai ishte ngritur nga shtrati ashtu lakuriq siç ishte dhe iu kishte afruar…Ajo e veshur dhe ai lakuriq ishin shtrënguar edhe një herë ishin bërë një…Ishin bërë një edhe buzët e tyre që nuk shqiteshin se nuk shqiteshin nga njëra-tjetra…
…Me ikjen e saj ajo kishte lënë zbazëti…Zbarzëti zemre,zbarzëti shpirti…Dhoma që pak më parë atij i ishte dukur krejt normale,tash i dukej e vogël,tmerrësisht e vogël…Me vogëlsinë e saj sikur po ia zinte frymën…Ishte ngritur nga shtrati dhe ishte veshur…Kishte hapur dritaren që të shijonte pak ajër të pastër…Së bashku me ajrin në dhomë kishte hyrë edhe një aromë e kënshme lulesh…Aromë e luleve të porsaçelura…Ai kishte nxjerrë kokën nga dritarja e dhomës të shihte se cila lule kishte çelur dhe jepte atë aromë të këndfshme…Në anën e majtë të dritares pothuajse ngjitur me murin kishin çelur lulet e kajsisë…Ai e kshte shijuar atë aromë të luleve të sapoçelura të kajsisë…Brenda në dhumë po binte telefoni…Ai e kishte hapur…Nga ana tjetër zëri i lules së tij që kishte ikur vetëm ca çaste më parë…
…“Je ende i shtrirë në shtrat apo je ngritur“!-e kishte pyetur ajo…
…“Jo,jam ngritur dhe po shoh jashtë nga dritarja e dhomës…Po shoh dhe po shijoj aromën e luleve të çelura të kajsisë“!-i kishte treguar ai.
…“Ua ç`koinqicencë“!-ia kishte kthyer ajo…“Sapo kthehesha në shtëpi pash plotë kajsi të lulëzuara,të cilat nuk i kisha parë kur po vija tek ti“!...
…“Mbase tash kanë çelur e bukura ime“! -ia kishte kthyer ai…“Mbase edhe kajsitë kanë çelur lule si dashuria jone“!...“Vetëm se…vetëm se…një gjë nuk po e kuptoj…ishe ti tek unë,apo unë kam ëndërruar“!...
…“Gjërat e bukura ngjajnë në ëndrra shpirti im“!-ia kishte kthyer ajo…“Unë isha te ti…ne qëndruam bashkë…u puthëm e bëmë dashuri…si në ëndërr“!...
…“Atë që bëmë ne a mund të quhet mëkat,e bukura ime”!...
…“Ajo që bëmë ne vec mëkat nuk mund të quhet…sepse ishte teper e ëmbël dhe e shkurtër…ishte si në ëndërr…ajo mund të quhet vetëm çast magjik i dy zemrave të dashuruara…Ai çast yni magjik ishte i çiltër dhe i bukur si lulet e çelura të kajsisë“!...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat