Çerdhen e vet shqipja ndërton

Kultura

Çerdhen e vet shqipja ndërton

Nga: Sefedin Përgjegjaj Më: 13 tetor 2017 Në ora: 16:28
Foto ilustrim

Krahëhapur e sypatrembur shqipja fluturon

Në qiellin kaltërosh e plot dritë

Çerdhen në tokën e vet me kënaqësi ndërton

Duke punuar me të madhe çdo ditë

 

Në gjirin e sorrave e laraskave në nuk jeton

Ky shpend i adhuruar prej popujve të botës

Sesi i vetmuar gjithmonë fluturon

Për t’i bërë roje qiellit dhe tokës

 

Tani kur edhe krahu tjetër të është liruar

Trupi yt do të merr më shumë fuqi

Që sot e nesër papengueshëm për të fluturuar

Në mbarë trevat shqiptare në krye me nënën Shqipëri.

 

Çerdhen tënde tash e tutje mos e nënçmo

Tokën, ajrin e as detin që i ke për mrekulli

Gjatë fluturimit gjithmonë për të mirë rrezato

Për të jetuar krenarisht e në lumturi.

 

Si ti hovshëm për të fluturuar

Të gjithë përeth ta kanë lakmi

Sesi në trevat tuaja je duke punuar

Nën valëvitjen e flamurit kuq e zi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat