Nesër hapet ekspozita “Nën të njëjtin qiell”

Kultura

Nesër hapet ekspozita “Nën të njëjtin qiell”

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 19:17
Në një konferencë për media ku u fol për këtë ekspozitë, u inaugurua edhe institucioni arsimor i artit Kosovo Art Academy.

Rezultat i bashkëpunimit të Kosovo Art Academy me seli në Kosovë dhe Universitetit Laba me seli në Itali është ekspozita ndërkombëtare e artistëve italian dhe atyre kosovarë e titulluar “Nën të njëjtin qiell”, e cila për publikun do të hapet nesër.

Në një konferencë për media ku u fol për këtë ekspozitë, u inaugurua edhe institucioni arsimor i artit Kosovo Art Academy.

Roberto Dolzanelli, presidenti i KAA-LABA, tha se kjo ekspozitë është shumë e rëndësishme për Kosovën si një vend që duhet të rigjejë identitetin e vet nga pikëpamja kulturore.

Dolzanell: Kjo ekspozitë shumë e rëndësishme për Kosovën

“Ne besojmë që për një vend që ka vështirësi siç ka tash Kosova që duhet ta rigjejë identitetin e vet, mbi të gjitha nga pikëpamja kulturore. Prandaj, kush më shumë se kjo ekspozitë që është e pranishme mund ta shfaqë këtë bashkëpunim mes Italisë, e cila është shumë e pasur nga ana kulturore dhe artistike dhe Kosovës, e cila ende po zhvillon këtë kulturë. Kemi dashur që sidomos ekspozitën ta hapim pikërisht në brendinë e ndërtesës së Akademisë së Arteve të Kosovës, e cila këtë vit është licencuar nga ana e Ministrisë së Arsimit”, tha ai.

Dolzanell tha se kanë vendosur ta titullojnë ekspozitën “Nën të njëjtin qiell”, pasi me këtë shpresojnë që kjo do ta ndihmojë që të tejkalohen dallimet dhe vështirësitë që kalojnë të gjithë popujt.

Ndërsa, kuratori i ekspozitës, Alberto Mattia Martini, bëri të ditur qëllimin e ekspozitës.

Martini: Ekspozita përmbledh ndryshimin e kombeve

“Kjo ekspozitë ka të vetmin qëllim që ta përmbledhë dallueshmërinë, ndryshimin e të gjitha kombeve, të gjithë njerëzimit, që fatmirësisht njerëzit nuk jemi të gjithë të njëjtë, prandaj ekspozita mundohet ta përfaqë këtë dallim, i cili është një bukuri në vetvete. Të gjithë njerëzit pak a shumë kanë të njëjtat sfida, vuajnë nga të njëjtat gjëra, prandaj artistët e kanë një ndjeshmëri më të lartë, të cilët e shijojnë këtë moment dhe arrijnë që ta shfaqin atë përmes veprave të tyre”, tha ai.

Drejtori i Kosovo Art Academy, Shaban Bujupaj, tha se Kosovo Art Academy është themeluar në bashkëpunim me akademinë Laba, dhe se beson që kjo akademi është shumë e rëndësishme për Kosovën.

Bujupi: Kjo akademi do të jetë risi për vendin tonë

Video 

“Ne si popull i lashtë dhe që e njohim artin e kemi pasur privilegjin që të sjellim këtë shkollë këtu në Kosovë. Besoj që do të jetë një risi sa i përket artit dhe kulturës në vendin tonë”, tha ai.

Dizajneri Rrezart Galica, tha se beson që ky bashkëpunim do të sjellë diçka të re.

Galica: Bashkëpunimi mes artistëve do të sjellë diçka të re

“Me vjen mirë që pikëtakimi i një ekspozite të përbashkët është në Kosovë, sepse duke pasur parasysh rrethanat dhe lëvizjen e kufizuar të komunitetit artistik dhe qytetarëve neve na vijë kjo ekspozitë nga Italia dhe është një art ndryshe se ato që jemi mësuar të shohim në Kosovë nga artistët kosovarë. Besoj se ky bashkëpunim mes artistëve italianë dhe kosovarë do të sjellë diçka të re dhe pikërisht kjo vlerë është një pikë tjetër me të cilën publiku kosovar të vije dhe ta shoh këtë ekspozitë që do të hapet nesër”, tha ai.

Galica tha se kjo akademi është një dritare e re për brezat e rinj dhe është një mundësi që artin e tyre ta plasojnë edhe në Evropë dhe jo më të jetë art i kufizuar brenda mureve të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat