"Kartolinë mërgimi"....!

Kultura

"Kartolinë mërgimi"....!

Nga: Agron Shabani Më: 15 tetor 2017 Në ora: 11:41
Agron Shabani

....!
Hej! Po vjen një dtë dhe plakemi!
Të vegjëlit janë rritur dhe bërë lisa. Nuk kemi tokë as hise për ta qebesa!
Mbi "sipërfaqen e mahisur" të dhembjës dhe pleqërisë që po vjen turra vrap e bekuara, janë shtuar numërat dhe ngadalësuar hapat. Ritmi askund. 
Në "murët" e ndryshme të kohës ndërkaq, akoma qëndrojnë të varura dhe stivosura kujtimet, figurat, portretët ose fotografitë e dikurshme nga vendlindja...Kur ishim të ri...Gjaknxehtë, trupvalë dhe me ëndërra plot.
Në "ditaret e pambaruara" të jetës, bukuria (hijeshia), dashuria, lumturia dhe krenaria që i kishim apo besuam dhe shpresuam aq shumë se i patem ose do i kemi një ditë. Dikur...!
Në " algjebër" shumë ekuacione, shifra, numra, katrore ose "trekënëdëshe magjike"....Fate të panjohura -tërs...! 
Në dritat e syve, femijët ose pasardhësit tanë si lule të ndukura ( k´putura) dikur përdhunshëm nga kopshti! Dallga e madhe e lojës me mamin dhe babin dikur...At´herë në vendlindje.
Në tavolinë.. kelket ose gotat e mbushura ( zbrazura) për gjysmë me nektare dhe eliksire të imagjinuara te jetës qe derdhën shpesh si gjak në ëndërr. 
Në fotografitë e dikurshme nga vendlindja, buzagazet e harruara në pragun e derës dhe përshëndetjët e djegura në maje të gjuhës... Baletii i yjeve, ansambli i qiellit, melodia e luleve, orkestra e lisave, simfonia e zërave të pavdekshëm të kohës dhe shpirtit tonë...Harmonia e pashoqe ne mes njeriut, Zotit dhe natyrës së dashur atdhetare ose vendlindore....Fenomenologjia e shpirtit, antologjia e kullave, enciklopedia e njohur e njeriut shqiptar....Epika, lirika, mitika, dramatika dhe heroika shqiptare..
Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, Pjetër Bogdani, Shën Flori dhe Lauri, Shën Jeronimi, Shën Tereza, Niketë Dardani....
Lufta dhe emblema e lavdishme e UÇK-së.
Prekazi heroik...Gllogjani i qëndresës dhe rezistencës së njohur shqiptare...Jasharët dhe Haradinajt Monumental nga Prekazi dhe Gllogjani. Ato hije të thella kolosale dhe titanike në fytyrën e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jasharit!
Kosova Martire dhe Heroike. Lisat e gjatë si "femijët" ose të lindurit e parë në ato troje të panënshtruara të Shqiponjave dhe Kastriotit...Kodrat e thepisura, alpet e bardha, bjeshkët kryelarta, kushtrimtare dhe kryengritëse.
 Historia e njohur e dhembjëve, plageve dhe atyre pezmatimëve të thella fizike dhe sizmike të njeriut dhe tokës së zjarrtë shqiptare. Pellgjët e gjakut, lirikat e përgajkura dhe nanurisura....Shiu i lotëve, nënat shqiptare, nuset e veja, jetimët e shumtë....Një fjalë, një kujtim, një amanet ose testament pranë përmendorëve ose atyre lapidarëve të heronjëve dhe deshmorëve të kombit....Lule të vaditura me gjak të pastërt shqiptari! Den Baba Den.
Lëndinat e lotëve, aletë e shumëta të trimave, heronjve dhe deshmorë të kombit....Kullat që kanë sy e veshë, armiqtë e njohur shekullor dhe gjakatar që nuk flejnë kurrë....!
" Zajednica" ose "republika serbe" në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës!
Në Rugovë "demarkacioni kufitar" me Malin e Zi!
Gjerografitë e vogla në emër të " historive të mëdha" si dikur....Sikur gjithëmonë. Linja të thella tensioni dhe depresioni që ecin tutje....!
Toka e vogël dhe qielli i madh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat