Ekspozita retrospektive '...në shqetësime dhe heshtje...' e Halil Muhaxherit po vjen në GAK

Kultura

Ekspozita retrospektive '...në shqetësime dhe heshtje...' e Halil Muhaxherit po vjen në GAK

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 10:04
ilustrim

“Ka shumë gjëra të cilave njeriu u jep vlerë, të cilat vdesin e shkojnë së bashku me të, kurse idetë dhe veprat e dobishme të piktorit mbesin të gjalla dhe jetojnë deri në pafundësi.
HalilMuhaxherii takon brezit të mesëm të krijuesve kosovarë të cilët kontribuan në begatimin e këndvështrimevetë reja tematike e shprehimore.

Në vitin 1971, pas studimeve post-diplomikeHalili doli para publikut beogradas me ekspozitën personale në Galerinë e Arteve të Universitetit të Kollarcit, me dhjetëra vepra të ciklit “Jeta dinamike”. Ai imagjinoi dhe fantazoi me plot kreativitet imazhet e jetës dinamike të njeriut të shekullit XX. Atëherë Halili u prit shumë mire nga publikubeogradas dhe nga kritikët e Beogradit.

HalilMuhaxheri nuk i takon atyre artistëve që synojnë ta trasojnë rrugën dhe pastaj të ecin të sigurt nëpër të. Ai vazhdimishtkërkonte, kthehej, ndryshonte, parapëlqentenjë veprim të caktuar për një periudhë, për të ndërtuar pak më vonë një botë tjetër. Shpesh thoshte se piktura nuk duhet t’ingjasojë pikturës si veja vesë, e për këtë edhe ne pajoheshim me të.

Ai vazhdoi me zgjidhjet dinamike tejet ekspresive dhe në hap me kohën, nga figurativizmi ekspresiv, tek enformeli e pejsazhiasociativ deri tek zgjedhjet avangarde. Është një rrugë që ka pikat e dallimit, ku shenjat, simbolet, kompozicioni dhe hapësira paraqesin një kronologji të veprimtarisë së Muhaxherit.
Veprat e artistit janë mjaft të pasura me simbole mistike, si dhe ato të jetës reale.

Dallimi i këtyre dy trajtave në mënyrën e shprehjes së tij nuk i vështirëson planet e komponimit. Në planin e parë vezullon shtypja , e pikëlluara, e errëta, e vdekshmja (rrotat e automjeteve garuese, dhe nudot). Në planin e dytë të pikturimit, piktori krijon distancën neutral që ndan dy botëra, të mirën dhe të keqen.

Tonaliteti dhe ndjeshmëria e ngjyrës kalon nga ndriçimi me tone të shuajtura deri te ato vendimtare të errëta me valerisensibile.

Në të gjitha tablotë e tija pikturale del në shesh mundi shumëvjeçar, dëshmia e krijimit, mjeshtëria artistike,del si promovim para shikuesit, lufta e ngjyrave dhe armëpushimi i tyre në trajtim të formës e të kompozicionit ashtu edhe të idesë së shtruar.

Në secilin element të shprehur ai ka për bazëpërcaktimin e konkretizuar të trajtës duke e aplikuar herëlazuritetin e herë mënyrën pastuoze të pikturimit, e me këtë ai eliminon qendrën e errësirës e cila jeton në vullnetin e qenies njerëzore duke paralajmëruar atë që është fisnike dhe universale.

Veprat pikturale të Halilit dëshmuan dhe ekspozuan një shpirt të fuqishëm të një piktori i cili kishte duar të arta dhe sublimoi figuracionin, ngjyrën, tonalitetin kështu duke i bërë të përjetshme veprat dhe prezencën e tij intelektuale.” – Esat Valla, kurator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat