Konkurset letrare

Kultura

Konkurset letrare

Nga: Dibran Demaku Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 10:35
Dibran Demaku

Konkurset letrare dikur ishin forma më e mirë për nxitjen dhe sprovimin e pendave të reja në fushat e ndryshme të krijimtarisë artistike.Themi dikur,sepse sot për sot( me ndonjë përjashtim të vogël)ato,pra konkurset letrare kanë degraduar deri në masën e rrefuzimit.Në këtë vazhdë prinë për të keq Lidhja e shkrimtarëve dhe krijusëve të mërgatës.E krijuar këtu e katër vite më parë kjo Lidhje nuk bëri gjë tjetër, përveq se promovoi një grup të caktuar krijuesish,të cilët të dëshpëruar që nuk mund të vepronin sipas tekave të tyre në Lidhjen e shkrimtarëve dhe artistëve krijues që tashmë egzistonte dhe vepronte në Gjermani. Dhe që habia të ishte edhe më e madhe ishte se në udhëheqjen e saj u zgjodh pikërisht ai që kishte udhëhequr për katër vite Lidhjen e mëparëshme. Kështuqë me krijimin e Lidhjes së re nuk u bë asgjë tjetër,vetëm se u fragmentarizua(u copëzua) Lidhja e mëparëshme. Por, për udhëheqësin e saj,nuk kishte rëndësi nëse me këtë veprim dobësohej dhe fragmentarizohej Lidhja e krijuesëve,që ishte formuar me aq mund;për te kishte rëndësi që ai sërish të ishte në rolin e udhëheqësit,në rolin e të parit?!...

Në fillim të krijimit të Lidhjes së re u fol e u shkrua me të madhe se formimi i saj ishte një e arritur historike për krijuesit e diasporës shqiptare kudo që të ndodheshin ata,sepse tashmë e kishin një kulm të përbashkët! Ndërkaq e vërteta ishte se me këtë krijesë vetëm sa u fragmentarizua( u copëzua) Lidhja e mëparëshme?!...

Kjo Lidhje këtë vit feston katër vjetorin e themelimit. Dhe për këtë katërvjetor ka paralajmëruar një manifestim(sipas udhëheqësit të saj) të madh?!...Në këtë katër vjetor Lidhja në fjalë ka shpallur edhe një konkurs letrar. Kur u shkrua dhe u publikua në mjetet e ndryshme të informimit u tha se konkursi letrar është anonim dhe se në te kanë të drejtë pjesëmarrjeje të gjithë krijuesit shqiptarë kudo që ata ndodhen:në trojet etnike shqiptare apo në diasporë.Dhe kjo në dukje të parë ishte krejt në rregull. Themi në dukje të parë,sepse realisht në këtë Lidhje kurrë ama bash kurrë nuk ka pasur Konkurs letrar anonim,apo me shifër,sepse Udhëheqësi i saj i madh gjithmonë është kujdesur që para se të jipen shpërblimet t`i deshifrojë pjesëmarrësit në konkurs dhe pastaj t`i japë shpërblimet sipas qejfeve të tij?!...

Ditë më parë një mike imja krijuese pas një bisede telefonike,krejt në fund do të më pyeste nëse edhe unë si shkrues i poezisë kisha konkuruar në konkursin në fjalë? Dhe kur unë i thash jo,ajo disi në mënyrë habitore më pyeti përse?!Për ca çaste heshta, pastaj ju përgjegja:-Përse të marr pjesë në një konkurs të tillë,kur dihet që në fillim që Udhëheqësi i madh i Lidhjes i ka caktuar që më parë Fituesit e konkursit?!...

-Ke fakte për këtë që thua?!-ma ktheu mikja ime krijuese,me një habi të shtuar…

-Po,ti i përcjell shkrimet dhe ftesat që bën Udhëheqësi i madh i Lidhjes nëpërmes të mjeteve të ndryshme qoftë të shkruara apo radiofonike?!Apo nuk i pëecjell?!...Nuk ke lexuar ditë më parë kërkesën që Udhëheqësit të madh që filan shiifra e filan poezisë të lajmërohej në kryesinë e Lidhjes me emer e mbiemër?! A nuk tregon kjo se Udhëheqësi i madh i Lidhjes para se dikujt të i japë shpërblim kërkon që ta deshifroj?! Dhe përse e bën këtë?!-vazhdova unë. Dje meqë mikja ime krijuese nuk po fliste, mbase e habitur tej mase,unë përfundova:Që të ua japë shpërblimin atyre që ka dëshirë ai,përndryshe nëse nuk i deshifron që më parë, mund të ndodhë ndonjë hata e madhe që shpërblimin ta fitojë ndonjë tjetër, që nuk e ka në qejf Udhëheqësi i madh?!...

Në fund u kam për borxh lexuesëve që të ua tregoj emrin dhe mbiemrin e Udhëheqësit të Madh të Lidhjes së shkrimtarëve të mërgatës: Emri i tij është Hasan, ndërkaq mbiemri Qyqalla!...Nuk di vetëm një gjë:thotë gjë ky emër dhe mbiemër për lexuesit?!...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat