Moti i keq prek edhe trashëgiminë kulturore, ja objektet e dëmtuara - Bota Sot
Moti i keq prek edhe trashëgiminë kulturore, ja objektet e dëmtuara

Kultura

E hënë, 11 dhjetor 2017

Moti i keq prek edhe trashëgiminë kulturore, ja objektet e dëmtuara

Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 08:55
Objekti i dëmtuar nga vërshimi i ujit.

Reshjet e dendura që vijojnë prej 48 orësh, dhe situata e rënduar nga moti i keq, ka sjellë dëme edhe në objektet e trashëgimisë kulturore.

Është Ministria e Kulturës e cila thekson se po monitoron me kujdes situatën e vështirë në të cilën ndodhet vendi, ndërsa ka bërë publike edhe objektet e dëmtuara nga vërshimi i ujit.

Konkretisht, është duke u monitoruar me kujdes Ura e Golikut, e cila është nga më të rrezikuarat. Një grup pune po inspekton dhe monitoron objektin.

Gjithashtu problematike duket situata në Kishën e Gjon Pagëzorit në Derven të Krujës Monument Kulture, e cila është në zonë të përmbytur .  Forumi Bizantin në Durrës për shkak të rreshjeve ka rrëshkitje të dherave dhe disa gurëve të mbushjes së trotuarit.

Megjithatë sipas ministrisë, deri tani nga raportimet periodike nuk ka emergjenca në objektet e trashëgimisë, por situata të kontrollueshme në disa pika ku janë paraqitur probleme për shkak të përmbytjeve dhe rreshjeve masive. 

Image
Objekti i dëmtuar nga vërshimi i ujit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test