Shtatorja madhështore e heroit Idriz Seferit zuri vendin meritor në qendër të Gjilanit - Bota Sot
Shtatorja madhështore e heroit Idriz Seferit zuri vendin meritor në qendër të Gjilanit

Kultura

E martë, 12 dhjetor 2017

Shtatorja madhështore e heroit Idriz Seferit zuri vendin meritor në qendër të Gjilanit

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 14:54
Idriz Seferi

Në vigjilje të festës së Flamurit Kombëtar,më 27 NËNTOR,2017,u bë përurimi i shtatores së Idriz Seferit – Kreshnikut të Karadakut, ku  ndonëse në kushte të papërshtatshme atmosferike,i përcjell me shi e borë, morën pjesë me mijëra qytetarë të Gjilanit,të Anamoravës e gjithandej të trojeve shqiptare,pa e zbehur e zvogëluar aspak,këtë manifestim madhështor.             

 Ishte ky,një tubim historik aq gjatë i pritur,me aq besë e shpresë,me aq përpjekje e vuajtje stoike,me aq punë, mund e djersë,me aq lot e gjak, në kacafytje në sulme e tërheqje ndër beteja për të arritur në këtë cak – në cakun e  FITORES. Fitore kjo, që u realizua me gjakun e bijve dhe bijave më të denja e më trima të këtij populli e të këtij trualli.Këtij tubimi madhështor i dhanë peshë e vlerë historike edhe fjalimet e Kryetarit të Komunës së Gjilanit – zotëri Lutfi Hazirit,ideatorit e iniciatorit të këtij manifestimi kulturor, i cili me këtë rast tha:  “...ky përvjeor i madh i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë identifikohet me Vlorën dhe Gjilanin.është i jashtëzakonshëm fakti se Gjilani i bënë bashkë të gjithë shqiptarët nga Kosova,Shqipëria,Maqedonia,Mali i Zi dhe Kosova Lindore...Në kuadër të shënimit të festave të nëntorit,Komuna e Gjilanit po i nderon heronjtë dhe dëshmorët e nahisë sonë,duke kulmuar me vendosjen e shtatores së kolosit të Karadakut,Idiz Sferit,midis qytetit... Prej sot,pos Agim Ramadanit,edhe Idriz Seferi dhe heronjtë e dëshmorët tjerë të nahisë së Gjilanit i bëjnë roje lirisë së Kosovës!”,Presidenti i Republikës së Kosovës – Hashim Thaçi,i cili e shpalli hero të popullit Idriz Seferin, Presidenti i Shqipërisë – zotëri Ilir Meta,që për merita të veçanta për çlirimin e trojeve shqiptare,Shqipëria e shpalli hero të popullit Idriz Seferin.Ai me këtë rast tha: “ Askuj nuk i rri më mirë dhe askush nuk mund ta këndojë më mirë këngën e Idriz Seferit se gjilanasit:

                   “ Kaçanik shkamb e gur,

                     Vritesh e pritesh për flamur:

                    Për flamurin e Skënderit,

                   Luftojnë djemt e Idriz Seferit.”

Ai zuri ngoje, përveç Idriz  Seferit, edhe shumë   atdhetarë e dëshmorë dhe luftëtarë e veprimtarë të çështjes kombëtare të Gjilanit e Anamoravës,kurse nga pinjollët e familjes S e f – eri, foli dhe u falënderua në mënyrën më njerëzore e më elokuente,kolonel Isufi. Me ç’ rast ishte i përgëzuar dhe i nderuar edhe autori   i skalitjes e i gëdhendjes në gur,skulptori,  Sabri Shaqiri. U shqua për recitimin e lartë artistik,kushtuar Idriz Seferit,aktori Ramadan Kurti e këngëtari i mirënjohur Riza Bytyçi,me program të pasur vallesh e këngësh Ansambli Gjilani dhe Ansambli Kombëtar i Kosovës “SHOTA”.Gjilani në këtë manifestim u shqua për një organizim të  përkryer dhe me një shije e përzgjedhje të lartë artistike,që kënaqi shpirtin e mahniti syrin e çdo pjesëmarrësi dhe spektatori televiziv për oranizimin e këptij tubimi madhështor,i cili do të fiksohet si një kujtim dhe ngjarje e rëndësishme historike për Gjilanin,Anamoravën e gjithandej trojet shqiptare. Madje,një plak tha: “Lume sytë e mi ç’ panë sot,lum veshët e mi ç’dëgjuan,lum shpirti im ç’përjetoi,lum zemra ç’gëzoi,sot m’u hoq ndryshku i zemrës.Lum ne që e pritëm këtë ditë”.    Liria që po e gëzojmë sot dhe fitoren që po e përjetojmë dhe festojmë sot janë fryte të një lufte të gjatë shekullore të prijësve dhe luftëtarëve të këtij populli trim. Populli thotë: “ku s’ ka trima s’ka as liri”,sepse “Liria fitohet e nuk dhurohet” – thoshte Idriz Seferi. Meqenëse çdo njeri,pjesëtar i një vendbanimi është një plis dheu i tij,ndaj ai ngado që të shkojë atë e bartë me vete. Edhe  Idriz  Seferit, emri i vendlindjes  S E F E R, i shërbeu tërë jetën si mbiemër atributiv që ndërlidhen ndërmjetveti si rrobat me trup e si mishi me asht.Dhe ky binom i pandashëm,kur përmendim emrin   I d r i z  na kujton kolosin legjendar,Kreshnikun e Karadakut  - IDRIZ SEFERI,siç ndodh edhe kur zëmë ngoje: Vlorën,Frashërin,Fishtën,Prishtinën,Gjilanin,Galicën,Cernicën,etj. instinktivisht na kujtohen personalitetet e shquara historike: Ismail Qemal Vlora, Vëllezërit Frashëri(Abdyli,Naimi e Samiu),Gjergj Fishta, Hasan Prishtina,Mulla Idriz Gjilani,Azem Bejtë Galica,Ramiz Cernica  etj.

Kreshnikun  e  Karadakut, të rryer e të vyer  e ndeshim edhe ndër kuvende e beteja të përgjakshme,i cili prini si udhëheqës e strateg popullor i  trevës së Karadakut e të Anamoravës. Atë e shohim edhe si pjesëmarrës të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e të Pejës,prijës ,në betejën e Kaçanikut,të Karadakut e të Moravës (Drenogllavës),ku mori pjesë në

çlirimin e Shkupit,të Kumanovës,Gjilanit,Preshevës e Ferizajt. Pushka e tij nuk pushoi edhe në

Luftërat ballkanike,duke u vënë në ballë të mijëra luftëtarëve shqiptarë,luftoi edhe kundër pushtuesve serbë në viset e Bujanocit e Kumanovës,Llapit e Gallapit,si dhe kundër pushtuesve bullgarë (l916 – 1918). Ai e vazhdoi luftën për çlirimin kombëtar të të gjitha viseve shqiptare në Jugosllavi deri në fund të jetës së tij. Idriz Seferi ishte një burrë bujar e fisnik,e mbi të gjitha

atdhetar dhe luftëtar i rryer dhe i regjur ndër beteja, i pajisur me virtyte të larta njerëzore,ndonëse pa arsimim shkollor,ai ishte mendjemprehtë e mendjehollë,që zotëronte,

 shkollën tradicionale të odave shqiptare,si Kuvend  Popullor,ku edukohej,mbrumohej e kultivohej mençuria e maturia,trimëria e vendosmëria,ndaj Idriz Seferi shquhej për këto tipare,sepse  ai as në kuvend nuk ngutej,as në luftë nuk tutej. Si burrë kuvendi,i kishte hije fjala e vendi, e si plak urtak i kishte fjalët  petake,që flenin e zinin vend në çdo tubim e çdo kuvend.

Si atdhetar e pajtimtar,Idriz Sferi gëzonte nder e respekt edhe ndër pajtime gjaqesh e ngatërresash.Sepse ,nuk e bënë vendi burrin,por e bënë burri vendin dhe e shenjëtëron kuvendin. “Ne nuk kemi gjak tepër të derdhim në vëllavrasje!”këshillonte Idriz Seferi.

Guri i rëndë peshon e pushon në vend të vet..Ndaj  mund të themi se Idriz Seferi ishte si një lis me rrënjë e gëdhenjë,që bënte hije,jo vetëm për një fis,por për një popull e  një komb,nën hijen e të cilit ,u rritën dhe u edukuan edhe brezat në vijim, që do të shkojnë shtegut luftarak të Xha

Idrizit ,siç e dëshmoi heroi i ditëve tona – AGIM RAMADANI e shumë dëshmorë të tjerë. Presidenti i Republikës së Shqipërisë për të gjitha këto merita – Idriz Seferin,kolosin e Karadakut e shpalli  “HERO KOMBËTAR”.

  Sot kur po përurohet e po vendoset në mënyrë madhështore shtatorja e merituar e Idriz Seferit

në qendër të qytetit, Gjilani e Anamorava,po e nderon birin e vet,strategun luftarak më serioz e

më dinjitoz të historisë sonë kombëtare,por edhe shtatorja e Idriz Seferit, në të cilën janë të sintetizuara e të sublimuara një jetë e tërë betejash për liri e pavarësi,po e hijeshon e shenjtëron

e po e bënë krenar Gjilanin e Anamoravën dhe mbarë kombin shqiptar.Idriz Seferi tërë jetën krijoi histori,por edhe ngritja e shtatores së tij është një moment historik, që e nderon figurën 

dhe peronalitetin e Tij, burrëror e madhështor,  stoik e heroik, i cili gjithmonë do të ndriçojë e rrezatojë,trimëri e vendosmëri për liri e pavarësi dhe do të mbjell e kultivojë dashuri ndër  breza në vijim me shembullin e Tij si porosi e amanet se si duhet jetuar e luftuar me nderë e  faqebardhë në shërbim të popullit e të  atdheut tënd të shenjtë e të shtrenjtë stërgjyshor.

 

     Gjilan,më 27 nëntor 2017                                                Akademik, Mehmet HALIMI.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test