Mustafa: Kosova humbi njërin prej aktorëve të spikatur të saj

Kultura

Mustafa: Kosova humbi njërin prej aktorëve të spikatur të saj

Nga: A.M. Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 13:31
Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se Kosova ka humbur njërin prej aktorëve të spikatur të saj, Blerim Pecin.

Po ashtu, ai ka shkruar në Facebook se “Humbën një njeri që do ti epte shumë artit të Kosovës” si dhe ka ngushëlluar familjen Peci.

Postimi i plotë:

Kosova humbi njërin prej aktorëve të spikatur të saj, Blerim Pecin. Njeriun që interpretoi e trajtoi temat e përditshmërisë sonë, të gëzueshme e të dhimbshme, por me aftësitë e veçantitë e tij hyri në zemrat tona. Humbën një njeri që do ti epte shumë artit të Kosovës. Me këtë rast ngushëlloj Familjen Peci, RTK-në dhe bashkëqytetarët që e adhuruan aq shumë. IM

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat