Shqiptarët në hapësirat e Evropës

Kultura

Shqiptarët në hapësirat e Evropës

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 10:33
Kopertina e librit

Përpjekjet dhe lufta e shqiptarëve për çlirim dhe ribashkimin e trojeve të veta stërgjyshore në një shtet ishte, është dhe do të mbetet përgjithmonë një prej përpjekjeve, një aspiratë për konsolidimin e shtetit-kombit shqiptarë  e cila në zemrën dhe shpirtin shqiptarë është e mbjellë  vetëm si dëshirë dhe aspiratë, por është edhe një proces i pashmangshëm, që mbështetet në vullnetin e popullit shqiptar autokton për të jetuar i lirë, i  pavarur, sovran, dhe i bashkuar brenda trojeve  të veta  stërgjyshore. Në bisedën tonë mjaftë interesante të cilën e zhvilluam  me autorin e librit me përmbledhje me poezi  “Shqipëri nënë” të  Rudi Berishes  mësuam se:” Rrugëtimet për të ardhur këtu, ku jemi sot për ne shqiptaret kanë qenë dhe janë të vështira. Në mesin tonë sot  ka personalitetet që mundohen të bëjnë diçka për ribashkimin e trojeve stërgjyshore, por nuk kanë program, strategji të detajuar dhe nuk kanë njerëz afër veti që vërtet me zemër dhe shpirt e duan Shqipërinë e ribashkuar. Nuk ribashkohet trojet tona stërgjyshore duke fyer, duke mohuar, duke u distancuar, duke izoluar dhe duke bërë thirrje për vdekjen e atyre që punuan dhe po punojnë për bashkimin e trojeve tona. 

Shqipëria kurrë nuk do të ribashkohet, duke ringjallur indologjitë që i kanë bërë dëm popullit shqiptar, vendit, tokës dhe shtetit shqiptar. Këto ideologji janë të shkuara të cilat historia do t’i shkruajë, do ti gjykojë dhe do e ruaj punën e tyre të mirë a po të keqe, të dobishme apo të dëmshme. Shqipëria sot ka nevojë  për projekte që janë në dobi dhe rrugës e cila e afron popullin në mes veti në radhë të parë. Shqipëria ka nevojë për një klasë patriotësh, një klasë politikanesh, një klasë kapitalistësh që  ti bashkojnë forca në rrugën për të bërë Shqipërinë e ribashkuarve të cilën ata  duhet ta mbushin më dije, me guxim dhe me një ekonomi të fuqishme. Krismat e pushkëve të trimave të rezistencës, gjaku i derdhur  për tokat shqiptare, për të larguar pushtuesit shekullor që na kanë dhunua, na kanë djeg, na kanë vra fëmijët në djep, në barkun e nënave dhe ka bërë shumë krime të tjera. Të gjitha këto barbari të pa para, ky gjenocid  u bë vetëm pse ishim dhe jemi shqiptarë autoktonë, në vendin tonë, në tokën tonë, në atdheun tonë...

Ribashkimi i trojeve shqiptare ka qene është kërkesa e vetme e dëshmorëve të rërë

Andaj ribashkimi i trojeve stërgjyshore është rruga e vetme nëpërmjet të cilës duhet ta kryejmë amanetin e dëshmorëve të  gjitha brezave që ranë për çlirim, për ribashkim e trojeve stërgjyshore. Në rrugëtim për të ribashkuar Shqipërinë, në rrugëtim për të qenë Shqipëria e lirë, e pavarur, sovrane,  me qeverisje të mirë, të drejtë, dhe pushteti në duar të shqiptarëve për të cilën kanë vdekur mbi pesëqind mijë burra dhe gra, fëmijë, pleq, të rinj dhe të reja, martirë dhe dëshmorë, e këtë gjak nuk guxojmë të harrojmë, ky gjak i derdhur është amaneti i burrave të rezistencës të cilën duhet ta shtyjmë përpara që të punojmë më shumë dhe të veprojmë në rrugën diplomatike, politike dhe strategjike për të ribashkuar Shqipërinë. Vetëm në Shqipëri të ribashkuar do të pushojë shpirti i të rënëve për liri ...

Ne shqiptaret  në Evropë jemi komb që kemi humbur më së shumti territor ...

Edhe Sadri Rexhepi, recepsionisti i librit në pyetjen tonë  kah  po shkon kombi shqiptar në mes tjerash na tha:” Janë këto dy nga pyetjet e juaja të hapura të cilat  gati njëqind e pesë vjet pas themelimit të këtij shteti shqiptar kërkojmë përgjigje, por vështirë t’i gjejmë,  jo vetëm në planin kombëtar - ky është një fataliteti i historisë, sepse me gjasë  të njëjtat pyetje edhe njëqind e pesë vjet pas epokës sonë mund t’i shtrojnë pasardhësit  tanë. Pra, a kemi fuqi dhe guxim që ta shtrojmë pyetjen, cili do të jetë objektivi ynë kombëtar në njëqind vitet e ardhshme? Çfarë të themi nëse në mendjet e elitës shqiptare  ka mendime se mjaftueshëm të cilat janë  në rrugë të mbarë  dhe nuk ka nevojë të  kërkojmë ndërtimin e një strategjie mbarëkombëtare  për periudhën e ardhshme njëqind- vjeçare? Çfarë të behet  nëse, jemi nën ndikimin e shtypjeve, por edhe të zërave të post modernes, epokës së globalizimeve se po shkojmë kah integrimet globale dhe jo kah forcimi i identiteteve  kombëtare. Dikush do të mund të pyes, në këtë epokë të rendit të ri botëror a  jemi më afër apo më larg bërjes  realitet  të idealit tonë për bashkimin  e trojeve tona.

Pavarësisht nga sfidat e ripërsëritura të kohës,  në zemër, në shpirtrat  dhe në mendje e shqiptareve e dimë dhe e besojmë se  çështja shqiptare është e pazgjidhur, se  themelimi i shtetit të Kosovës është vetëm një  hap drejt zgjidhjes së çështjes  kombëtare, se  edhe në epokën e rendit të ri botëror jemi kombi më i shpërndarë në Ballkanit dhe me larg. Andej ne duhet ta pranojmë se jemi kombi, i cili në hapësirat e Evropës  kemi humbur më së shumti territore, të cilat  për fate të keq nuk kemi arritur  t’i kthejmë.  Prandaj edhe sot njëqind e pesë vjet pas themelimit të këtij  shteti  jemi në kërkim të një Shqipërie natyrale.

Shqipëria e bashkuar nuk është vetëm dëshirë dhe aspiratë, por edhe ...

Ndonëse i ndarë nëpër hapësirat e gjeografike kombëtare ne shqiptaret u ribëmë komb i lirë, i përqafuar me demokracinë dhe qytetërimin e Evropës  perëndimor. Janë këto tema, gjithnjë të hapura të cilat  na  japin arsye për t’i analizuar, për  t’i trajtuar alternativat e shumta jo vetëm në rrafshin e politikës kombëtare, por në radhë të parë, në detyrimin mbarë shqiptar për të ndërtuar  strategjinë e programit  kombëtar. Ndoshta shënimi i këtij përvjetori të madh kombëtar  të njëqind e pesë- vjetorit të cilin e kremtuam këto ditë, na jep mendje, guxim, kurajë, por edhe detyrim dhe ndërgjegje kombëtare që, historinë e djeshme dhe të sotme ta shohim objektivisht, pa frikë dhe me dinjitet, pavarësisht sa e hidhur është e vërteta për këtë histori tonë kombëtare të shqiptarëve. Dalja në dritë  e këtij librit që u botua  këto ditë në kuadrin e njëqind e pesë -vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë  gjitha poezitë e botuara në këtë libër janë plot  mburrje e krenari të cilat  dalin nga shpirti i poetëve të botës shqiptare  të cilët me poezitë e tyre premtojnë prurje të reja artistike. Në këtë vëllim poetik janë përfshirë mbi shtatëdhjetë poetë me poezitë e tyre kushtuar festes së Flamurit dhe Bashkimit Kombëtar. Pavarësisht asaj se sa arrin një autor ta thotë atë që ka në mendje e në zemër, gjithsesi shkrimet me tema të tilla për autorin Berisha janë privilegj, por edhe përgjegjësi  e cili me vullnetin, dashamirësinë prej  njeriu, filloi iniciativën për të bërë librin dhe e bëri.

Andaj Shqipëria e bashkuar nuk është vetëm dëshirë dhe aspiratë, por është një proces i pashmangshëm, që mbështetet në vullnetin e popullit shqiptar autokton për të jetuar të lirë, të pavarur, sovran, të bashkuar brenda kufijve të veta natyrorë dhe juridikë...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat